Zjarr në një banesë, ska të lënduar
Pogradec – Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në një apartament rrezikoi jetën e banorëve të saj. Burimet zyrtare të policisë bëri të ditur se banesa e Hysni Elezajt u përfshi e gjitha nga shkallët, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Uniformat blu u shprehën se shkak për zjarrin ishte një ngrohëse me korrent e vendosur në korridorin e banesës. Nga vetë kryefamiljari mësohet se zjarri fillimisht përfshiu disa materiale pambuku, të cilat më pas bënë që flaka të përhapet në gjithë shtëpinë.
Thërritja e zjarrfikësve dhe mbërritja e tyre ka parandaluar përhapjen e zjarrit edhe në apartamentet e tjera të pallatit. Ndërkohë që mësohet se në banesë janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.