MASH: 112 mësues pa arsimin përkatës
Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit reagoi sot lidhur me akuzat e kreut socialist për arsimimin e mësuesve. “Lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të Partisë Socialiste, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dëshiron të sqarojë opinionin publik se në rrethin e Durrësit janë 112 vetëm mësues pa arsim përkatës, kryesisht në zonat rurale që përbëjnë 5,3% të totalit të tyre”, u shpreh zëdhënësja.
MASH dha një shifër 25% të nxënësve që ndjekin shkollat e mesme profesionale, në një kohë që kreu socialist dje u shpreh se “në programin e qeverisë, është shkruar e zezë në të bardhë, që arsimi profesional, do të zinte 45 %”.
Kreu socialist në një takim në qytetin e Durrësit ngriti akuza për politikën arsimore që po ndjek qeveria, duke përfshirë në këto kritika nivelin e dobët arsimor të mësuesve, si dhe mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria