Edhe këtë sezon turistik, Vlora pa roje bregdetare
Edhe ky sezon turistik në vijën bregdetare të Vlorës po vijon të frekuentohet pa praninë e rojeve bregdetare. Ndonëse prej vitesh janë vendosur kullat e vrojtimit në breg të detit, aktualisht ato nuk e kryejnë funksionin e tyre, pasi rojet bregdetare mungojnë edhe këtë vit.
Kërkesat e pushuesve kanë qenë të shumta për praninë e rojeve te sigurise, gjatë periudhës së plazhit, por duket se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. U përfol shumë që këtë vit do të merren të gjitha masat për sezonin e ri, por deri tani nuk shihet asgjë konkrete.
Mesa duket edhe ky sezon turistik në qytetin e Vlorës do te mbyllet me kullat e vrojtimit të boshatisura dhe pa roje bregdetare. Ky problem është bërë evident edhe në vitet e shkuara, ndersa ne Vlore ka mjaft te rinje qe jane trainuar jashte vendit per roje civile bregdetare, por qe deri me sot nuk ka asnje institucion ti punesoje.