E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ardhurat nga emigrantet, renie 4 %

Prurjet emigranteve kane rene me 4 per qind gjate periudhes janar-shtator ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas Bankes se Shqiperise te ardhurat nga emigrantet kane shenuar 198 milione euro, nderkohe qe vitin qe shkoi prurjet e emigranteve per nentemujorin shenuan 207 milione euro. Sipas nje studimi te OECD-se ne rrafsh nderkombetar emigrantet i ndjejne fort pasojat e krizes dhe recesioni do te beje qe numri i punetoreve emigrante te pakesohet. Ka 20 vjet qe perseriten te njejtat pamje qe gjithnje e me shume emigrante mesyjne drejt tregut evropian te punes. Ata ndihmojne qe vendet e industrializuara te mbushen hapesirat e lira ne tregun e punes. Kjo tendence do te ndryshoje, thone ekspertet e Organizates per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik ne Evrope, OECD. Ne raportin aktual per migracionin ata presin per here te pare pas viteve 80-te pakesimin e numrit te emigranteve. Shkak per kete eshte kriza globale financiare dhe ekonomike. Ekspertet e OECD-se druhen se emigrantet do te jene edhe per nje kohe te gjate humbesit e kesaj krize. Ata keshillojne shtetet anetare te OECD-se qe permes programeve perkrahese ta evitojne kete. Ne parim OECD u terheq verejtjen vendeve anetare qe te mos vetizolohen nga migracioni. Migracioni nuk funksionon si rubinet uji qe mund te mbyllet dhe hapet sipas deshires, keshillon OECD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›