Janar-shtator, fitimi nga turizmi 3 milione euro
Nga ato qe shqiptaret kane shpenzuar gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe atyre qe te huajt kane shpenzuar ne vendin tone per turizem, ekonomia shqiptar ka fituar per 3 milione euro per nentemujorin. Sipas raportit te tregtise se jashtme per periudhen janar-shator te publikuar nga banka e Shqiperise. Sherbimet e udhetimit zene peshen me te madhe ne te ardhurat dhe shpenzimet e sherbimeve, me perkatesisht 75% dhe 71% te totalit. Bilanci neto i sherbimeve te udhetimit shenoi nje suficit prej rreth 3 milione eurosh. Sipas vleresimeve te Bankes se Shqiperise, eksporti i sherbimeve te udhetimit i ka siguruar ekonomise vendase rreth 300 milione euro ose 20% me shume se sa ne vitin 2008. Rritja e te ardhurave gjate ketij tremujori eshte pasoje e rritjes se numrit te vizitoreve te huaj, si dhe rritjes se shpenzimeve mesatare ditore. Nderkohe, rezidentet kane shpenzuar ne udhetimet e tyre jashte vendit 297 milione euro ose 6% me shume se nje vit me pare. Ne kete rritje ka ndikuar kryesisht rritja e shpenzimeve mesatare ditore, nderkohe qe numri i udhetareve shqiptare jashte vendit ka shenuar nje rritje te lehte (3%). Sipas te dhenave te Ministrise se turizmit, numri i vizitoreve ne Shqiperi eshte rritur me me shume se 40 per qind nga 20 per qind qe ka qene rritja vjetore e vitit te kaluar. Turizmi gjithnje e me shume po kryeson listen e sektoreve qe sjellin te ardhura ne ekonomine vendase nga jashte dhe eshte nje zerat kryesore te financimit te deficitit korent.