E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e Eurollotos, pranga te dyshuarit

Kruje- Nje jave arrati nuk i ka mjaftuar te dyshuarit per grabitjen e armatosur te lokalit te lojerave sportive te fatit ne qytetin e Fushe-Krujes. Policia ka bere te mundur rreth ores 10:30 te mengjesit te djeshem arrestimin e 40 vjecarit Ismet Rryci, banues ne Thumane. Ndalimi eshte kryer ne momentin qe i dyshuari kthehej ne banese me makine, kurse shtepia mbahej nen mbikeqyrje nga agjentet qe prej dites se ngjarjes. Ne cilesine e proves materiale mesohet se eshte sekuestruar edhe arma automatike. Rryci akuzohet se ka grabitur me 11 shtator shumen e 400 mije lekeve nga kasaforta e pronarit te "Eurollotos", Armando K., duke i kercenuar klientet me arme dhe me pas eshte larguar me nje autoveture me targa te Kosoves.

Burime zyrtare konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe sqaruan se ndaj 40-vjecarit jane ngritur akuzat e "grabitjes me arme", "armembajtjes pa leje" dhe "shkaterrimit te prones". Ismet Rryci sipas grupit hetimor, ne baze te deshmive te mbledhura ne vendngjarje, dyshohet si autori i ketij krimi te kryer rreth ores 23:10 te dates 11 shtator ne qytetin e Fushe-Krujes. Pasi ka hyre ne lokal, Rryci ka qelluar me arme automatike duke terrorizuar te pranishmit dhe shkaterruar kompjuterat dhe kasaforten e lokalit. Me pas ka shkuar te arka qe mbante pronari i eurollotos, duke marre prej andej shumen prej 400 mije lekesh. Deshmitaret i thane policise se ai eshte larguar me nje autoveture tip "Benz", me targa te Kosoves.

Prej nje jave ai qendronte i fshehur dhe mengjesin e djeshem eshte kthyer ne banese duke kujtuar se policet nuk e mbanin nen mbikeqyrje. Pas arrestimit, i dyshuari ka pranuar grabitjen, duke u shprehur se gjithcka e ka kryer nen efektet e alkoolit dhe se per ngjarjen ndihej i penduar. Pas grabitjes policia beri dokumentimin e krimit, pasi i dyshuari ka qene pa maska dhe eshte njohur nga 15 kliente qe gjendeshin ne ato momente ne lokal. Sipas policise, Rryci njihej edhe si konsumator i rregullt i alkoolit, por qe nuk kishte sjelle probleme per strukturat e rendit deri ate dite. Gjykata pritet te marre ndaj tij masen e arrestit per tre akuzat e ngritura, te cilat i dyshuari i ka pranuar gjate marrjes ne pyetje.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›