E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni "liberal " i FMN ne Shqiperi

Blerina Hoxha

Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) i kryesuar nga shefi Gerwin Bell ka mberritur ne vendin tone, por per here te dyte kete vit me nje status me liberal. Sipas burimeve nga FMN-ja, Bell do te zhvilloje takime me autoritetet kryesore ne vend, duke perfshire Ministrin e Financave Ridvan Bode, Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe autoritete te tjera nga sektori i Ekonomise. Por ndryshe nga heret e tjera misioni i FMN do te keshilloje qeverine dhe jo me ta kushtezoje ate ne lidhje me politikat fiskale dhe monetare. FMN pritet te jape nje gjykim me te sakte ne lidhje me treguesin e rritjes ekonomike. Gjithashtu Fondi do te njihet me zhvillimet makroekonomike ne vend dhe me ecurine e hartimit te projektbuxhetit 2010. FMN e ka mbyllur ne ditet e para te janarit bashkepunimin e ngushte me Shqiperine. Megjithate zyra e FMN ne Tirane vazhdon misionin por me nje program me lehtesues. Nderkohe qe pritet qe shume shpejt Uashingtoni te sjelle perfaqesuesin e ri ne Shqiperi, per shkak se mandati An Margaret Westin ka perfunduar. Perfaqesuesja e FMN-se ne vendin tone, Westin ka deklaruar se gjate takimeve pershendetese me autoritetet se, pavaresisht se ky program do te mbyllet, ky institucion i rendesishem nderkombetar do te vazhdoje te jape mbeshtetje per Shqiperine. Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) eshte nje organizate me seli ne Uashington qe aktualisht asiston ne rreth 185 vende zhvillime makroekonomike kryesisht. Qellimi kryesor i themelimit te FMN-se ka qene qe te krijohet nje bashkepunim monetar mes vendeve te ndryshme, nje stabilitet monetar ne kembim dhe marreveshjeve te rregullta te kembimit monetar per te shpejtuar rritjen ekonomike, per zvogelimin e nivelit te papunesise, pikerisht tek shtetet e varfer dhe per te krijuar asistence te perkohshme tek keta shtete. Qe nga themelimi i vet, FMN gjithnje i eshte permbajtur qellimit te themelimit, por teknikat e veprimit dhe menyrat e reagimit ndaj problemeve te shteteve te ndryshme si dhe numri i shteteve pjesemarrese gjate viteve kane ndryshuar.

Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE

Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim do te zevendesohet nga institucionet e Bashkimit Evropian si rezultat i procesit te integrimit ne te cilin ndodhet vendi. Ne kete kuader Shqiperia raporton vit per vit ne Komisionin Evropian dokumente qe kane te bejne me politikat afatmesme fiskale dhe buxhetore. Ne kuader te plotesimeve te kushteve te anetaresimit ne BE eshte hartuar se fundmi kuadri fillestar makroekonomik e fiskal per periudhen 2010-2012 qe eshte pjese e sistemit te planifikimit te integruar dhe pergatitet nga Ministria e Financave. Kuadri makroekonomik e fiskal pergatitet me qellim qe te ofrohet informacion per percaktimin e perparesive strategjike, shpenzimeve agregate, synimeve ne lidhje me te ardhurat dhe deficitin, si edhe per percaktimin tavaneve per te filluar procesin e pergatitjes se Programit Buxhetor Afatmesem (PBA) ne nivel ministrie. Kuadri fillestar makroekonomik e fiskal miratohet nga Komiteti i Planifikimit Strategjik ne muajin e pare te cdo viti, dhe eshte subjekt rishikimi dhe perditesimi ne dy momente kyc gjate vitit, ne muajin maj, perpara finalizimit te PBA-se dhe te tavaneve te PBA-se per shpenzimet, dhe ne muajin shtator, perpara dergimit ne Parlament te projekt buxhetit te shtetit. Dokumenti raportohet edhe ne Komisionin Evropian. Por gjithsesi "kontrata" me Fondin do te do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit te Bashkimin Evropian. Deri me tani marreveshja e FMN me qeverine shqiptare eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makroekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›