E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge, arme dhe maska, tre ne pranga

ELBASAN- Tre persona u kapen mbreme ne nje lokal ne qender te qytetit te Elbasanit me droge, arme dhe maska. Agjentet e policise kryen operacionin ne menyre te befasishme dhe ne perfundim te tij u deklarua se te ndaluarit mbaheshin nen vezhgim. Sipas zedheneses se policise, Valbona Begu, te arrestuarit rreth ores 18:00 jane Shpresim Beluli, Ermal Matishi dhe Sinan Veizi, te tre banore te qytetit te Elbasanit. Konfirmohet sekuestrimi i nje maske, disa dozave me heroine, jo ne sasi te medha, dhe armeve tip pistolete qe te dyshuarit mbanin me vete. Po keshtu agjentet gjeten edhe dokumentet e nje makine te vjedhur, ndersa dyshohet se tre te ndaluarit po organizonin ndonje grabitje te mundshme. Burime policore thane se te dyshuarit mund te jene perfshire ne nje aktivitet kriminal dhe po organizonin nje tjeter goditje, pa specifikuar se kush ka qene objekti i radhes. U be e ditur se agjentet mbanin nen vezhgim prej disa ditesh te rinjte, pas informacioneve te marra ne rruge operative. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", "mbajtjes pa leje e municioneve dhe armeve" dhe "vjedhje e mjeteve motorike". Priten hetimet e metejshme per te zbuluar krimet qe kane kryer te ndaluarit apo qe po pergatiteshin te kryenin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›