E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të arrestuarit jashtë, drejtësia shqiptare në pritje të ekstradimeve

Emrat e tyre janë të listuar në interpolin shqiptarë me gërma të mëdha si më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare. Arrestimet e tyre në vendet ku ishin fshehur janë përcjellë më bujë të madhe nga ministritë shqiptare. Por kjo bujë ka qenë si një fllusk sapuni pasi ata ende rezultojnë të jenë në qelitë e burgut të vendeve evropiane duke u gjykuar në mungesë në Shqipëri. Edhe pse dosja me akuza të provuara e dërguar nga drejtësia jonë në vendet ku janë arrestuar nuk ende nuk ka dhënë rezultate për ekstradimin e tyre. Kështu për Aldo Baren, Izet Hazhinë, Enver Dondollakun dhe Dritan Rexhepin drejtesia shqiptare i ka gjykuar në mungesë dhe ka dhënë dënime po në mungesë. Por deri ku ka shkuar procedura e ekstradimit të tyre? Këtë e sheh fare mire pasi edhe pse kanë vite që janë arrestuar ende nuk janë prezentë në gjyqet që zhvillohen në Shqipëri. Aldo Bare, është arrrestuar në turqi pas një mandate arresti nga prokuroria shqiptare në 2006 e ndodhet ende atje. Izet Haxhia është arrestuar në 2006 nga policia Turke pas një vendimi të gjykatës shqipatre e cila e ka dënuar me 25 vjet burg me akuzën e vrasjes së deputetit te PD Azem Hajdari dhe ende nuk është njohur me vendimin pasi qëndron në burgun turk. Ndërsa krahu i djathë i Aldo Bares, Enver Dondollaku është dënuar me 25 vjet nga gjykata e krimeve të Rënda në mungesë dhe nuk ëshët ekstraduar por ndodhet në qelinë e burgut Italian. E njëjta procedurë është edhe për Dritan Rexhepin, i cilësuar si vrasës me pagesë ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e krimeve të Rënda në Tiranë me akuzën e vrasjes së dy punonjësve të policse në Krujë, pro ndodhet në burgun hollandez. Por veç këtyre super të kërkuarve në qelitë e burrgjeve të vendeve fqinjë ndodhen e të arrestuar të tjerë që presin ekstradimin për në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›