E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipovic: Takimi me Nikolic, kur të ndryshojë qëndrim ndaj fqinjëve

Presidenti kroat Ivo Josipovic do takohet me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic vetem atëherë kur ai të tregojë qartë se e ka ndryshuar qëndrimin ndaj vendeve fqinje.

Deklarata eshte bere publike nga kabineti i presidentit kroat.  Në deklaratën e dhënë pas asaj të Nikolicit se së shpejti do të takohet zyrtarisht me Josipovicin, kujtohet politika e viteve të 90-ta e mbrojtur nga Nikolici dhe deklaratat e fundit për Vukovarin dhe Srebrenicën.

Nikolic e ka qujatur Vukovarin një qytet serb, ndërsa ka mohuar se masakra e 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë ishte akt gjenocidi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›