Të brendëshmet shik, sekreti i Viktorias në Wimbledon
Të thuash e zgjuar do të ishte shumë pak
Victoria Beckham ka kaluar kufirin e kodin e veshjes mbrëmjen e djeshme kur arriti në Royal Box e veshur me një fustan që mund të cilësohej si këmishë nate
Ish këngëtarja e grupit Spice Girl, ndërrmori një risk të madh me veshjen e saj, në mbrëmjen e fitores historike të tenistit Andy Murray, duke qëndruar pranë shumë personaliteteve të famshëm dhe politikanëve të ndryshëm që merrnin pjesë në këtë ceremoni.










