Meklaren Mercedes, fitore e dyfishte ne Kanada
Meklaren Mercedes shenoi nje fitore te dyfishte, ne Cmimin e Madh te Kanadase. Fitorja Levis Hamilton, ne nje gare te meparshme ne Turqi i ka hapur rruge skuderise se Meklarenit, qe te shenoje nje sukses tjeter te madh, ne Cmimin e Madh te Kanadase. Ne garen e djeshme te Formula 1, ish kampioni i Botes se vitit 2008, Hamilton dhe Baton perfunduan ne podium, duke ndare dy vendet e para me njeri-tjetrin. Ne vend te trete, ne podium u ngjit edhe Filipe Masa i skuderise se Ferrarrit. Dyshja e Red Bullit, Sebastian Vetel dhe Mark Veber ndane vendet e katerta dhe te pesta, duke u klasifikuar gjithsesi ne zone e pikeve. Hamilton pas xhiros se 50-te, qe ishte edhe me e shpejta, arriti te siguronte fitoren dhe suksesin e trete ne pisten e Montrealit. Gara e djeshme eshte konsideruar nder me te dramatiket e deritanishme. Hamilton te pakten e beri mire punen e tij, duke perfunduar garen ashtu sic e nisi, ne vend te pare. Ai i nis para dy piloteve te Red Bullit, por gjate gares Masa i Ferrarrit dhe shoku i skuderise se tij, Hamilton shenuan rezultatet me te mira, fale edhe menaxhimit te ekipeve. Hamilton ia dedikoi suksesin pikerisht ekipit te menaxhereve, ashtu sikurse dhe Filipe Masa i Ferrarit theksoi se ishte strategjia qe ndikoi ne suksesin e skuderise se tij. Pas gares se djeshme, Levis Hamilton eshte ngjitur ne krye te klasifikimit te pergjithshem te piloteve, me 109 pike dhe ne vend te dyte vjen Xhenson Baton me 106 pike. Mark Veber ka zbritur ne vend te trete, me 103 pike, kurse Fernando Alonso ndodhet ne kuoten e 94 pikeve. Sebastian Vetel ka grumbulluar gjithsej, 90 pike.
Cmimi i Madh i Kandase
Levis Hamilton (McLaren-Mercedes)
Xhenosn Baton (MekLaren-Mercedes)
Fernando Alonso (Ferrari)
Sebastian Vetel (Red Bull-Renault)
Mark Veber (Red Bull-Renault)
Niko Rosberg (Mercedes)
Robert Kubika (Renault)