Ja 10 keshillat per nje shendet te mire
1 - Kujdesuni per zemren
Nese doni te shmangni semundjet e zemres, filloni nga kujdesi per dhembet. Eksperti amerikan i dhembeve, Dr. Kenneth Bueltmann, thote se femrat qe bejne "floos" ne dhembet e tyre me shume se dy here ne dite, kane nje buzeqeshje te bukur, por "floosing" shkaterron bakteret e dhembeve te cilat shkaktojne semundje kronike. Nje infeksion i gojes nenkupton bakterin i cili futet ne gjak, kontribuon jashtezakonisht ne semundjet e zemres, diabetin dhe ne rruget e frymemarrjes.
2 - Shmangni semundjet nervore
Nese doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nese nuk keni nje nivel normal te acidit folik ne dieten tuaj, jeni te rrezikuar nga shfaqja e Alzheimerit, thekson shkencetari amerikan Judi Adams. "Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteines, nje aminoacid qe lufton semundjet e zemres dhe e forcon ate. Agrumet jane nje ushqim po aq i dobishem sa dhe buka apo brumerat. Semundjet neurologjike shkaktohen nga crregullime dhe shqetesime psikologjike, por ne disa raste edhe nervore.
3- Varicet venoze
Nese doni te shmangni varicet venoze, beni kontrolle mjekesore. Shume gra, mbi moshen 30 vjec, vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetem duke mbajtur sistemin tretes ne levizje mund te gjeni celesin e shmangies se ketij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro keshillon: Grate mund te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, gruri, orizi, etj, te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e poshtme.
4- Problemet me sy
Nese doni te shmangni problemet me sy, kontrollojini here pas here Duhet te beni nje vizite te syve cdo 2 vjet, nese nuk deshironi te vini syze apo lente kontakti. Optometristet ngulmojne ne gjendjen shendetesore te njeriut duke filluar qe nga shqetesime te tilla si diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza si dhe tumoret ne tru. Duhet te keni kujdes pasi ekspozimi i perzgjatur ose jo i duhur nen rrezet e diellit mund te shkaktoje demtim te syve.
5- Beni gjume te rehatshem
Nese doni te rrisni imunitetin e organizmit, beni gjume te rehatshem. Shume nga ne nuk bejne gjume te qete ose flene pak. Profesori amerikan Joan Shaver thote: "Gjumi i pamjaftueshem ndikon ne funksionet fizike, gjendjen shpirterore dhe perqendrimin. Dobeson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokes dhe mund te coje edhe ne depresion".
6- Konsumoni fibrat
Nese doni te jeni energjik gjate gjithe dites, filloni me "fibra" qe ne mengjes. Eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne funksionimin e organeve. Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshme, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres.
7- Shmangni osteoporozen
Nese doni te shmangni osteoporozen duhet te merrni vitamine K. Osteoporoza shfaqet ne nje ne cdo tre gra te moshes mbi 50 vjec ne Britani dhe faktoret qe e shkaktojne jane menopauza e hershme, anoreksia si dhe perdorimi per nje kohe te gjate i kortikosteroideve.
8- Mos u trashni
Nese doni te dobesoheni dhe te rrini te dobet, konsumoni bajamet, lajthite, arrat sepse ato rrallehere shkaktojne probleme ne shtimin ne peshe. Keta ushqyes permbajne lende, kalori e vitamina, aq sa per te shuar urine per 2 ore. Ato permbajne fitokimikate, te cilat reduktojne rrezikun e kancerit ne shume organe te brendshme dhe gjithashtu luftojne artritin.
9- Presioni i gjakut
Kujdesuni qe presioni i gjakut te jete ne nivel normal. Nga presioni i larte i gjakut vuajne nje ne cdo tre te rinj ne Britani si dhe shume gra te moshes 35 deri 55 vjece. Dona Roberts, menaxhere ne fushatat per Shoqaten e Presionit te Gjakut, kujton: "te shihen me kujdes etiketat e ushqimeve per sasine e "fshehur" te kripes, sepse kjo eshte rruga kryesore nga e merrni, nepermjet ushqimeve.
10- Dhimbjet e kokes
Nese doni te mos keni dhimbje koke, perdorni peshkun. Japonezet kane nje shkalle te ulet te depresionit sepse ata perdorin ne gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thote se ne akoma nuk arrijme te perceptojme mesazhin kur flitet per kete acid yndyror. Britaniket nuk para e perdorin peshkun, vetem 11 % e tyre mund te marrin nje here ne jave.