Te burgosurit e Burrelit do te transferohen gjate rikonstruksionit
Te burgosurit e burgut te Burrelit do te transferohen gjate rikonstruktimit te ketij institucioni, qe do te filloje keto dite. Por, jo te gjithe do te levizin nga qelite, pasi rindertimi i burgut te sigurise se larte do te behet me sektore. Drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve kane menduar qe burgu te rikonsruktohet pjese-pjese per te mos krijuar edhe mbipopullim ne burgjet e tjera. Por, nga ana tjeter, nje numer i madh i te burgosurve do t'u duhet qe te transferohen deri ne rikonstruktimin e burgut. Zevendesdrejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Lulzim Kodra, ka bere te ditur dje se te burgosurit do te transferohen edhe brenda perbrenda burgut te Burrelit, kjo per te evituar edhe mbipopullimin ne burgje te tjera. Keshtu, zgjidhja qe ka menduar Drejtoria e Burgjeve ka qene edhe transferimi nga nje seksion ne tjetrin. Nga ana tjeter, Kodra ka sqaruar se burgu, i cili eshte menduar se do te strehohen pjesa me e madhe te burgosurve te burgut te Burrelit, eshte ai i Fushe-Krujes. Ky burg eshte ne perfundim e siper dhe do te hapet brenda pak kohesh. Ne kete burg do te strehohet pjesa me e madhe e te burgosurve te burgut te Burrelit, gjate momentit qe qelite e tyre do t'i nenshtrohen rikonstruktimit, nje projekt i nisur kohe me pare. Nderkohe qe, te burgosurit e cilesuar si te rrezikshem, qe ndodhen ne kete burg, sipas zevendesdrejtorit Kodra, do te transferohen ne burgje te tjera te sigurise se larte. Ky i fundit ka shpjeguar se ne te gjitha burgjet e vendit tone ka nje seksion te sigurise se larte, ku mund te sillen keta te burgosur, qe vuajne denimet me burg. Per te transportuar keta te burgosur, sipas Kodres, do te perdoren makinat e burgjeve, te cilat jane edhe te blinduara per te pasur edhe nje siguri nga transportimi i tyre nga nje burg ne tjetrin. Vete Kodra ka sqaruar se rruga me e mire qe do te ndiqet per te mos krijuar shume mbipopullim eshte ajo e levizjes nga nje seksion i burgut te Burrelit ne nje tjeter. Nderkohe qe, pak dite me pare, kane filluar dhe levizjet e te pandehurve. Keshtu te ndaluarit se fundmi ne lidhje me arratisjen e ndodhur, jane sistemuar ne dhomat e paraburgimit te Burgut te Shenkollit, ne Lezhe. Kjo per arsyen se dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise nuk kane ambiente te tilla qe te perballoje nje fluks te tille ndalimesh. R. C
Historia 70-vjecare e burgut te Burrelit
Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne vitin 1938, gjate kohes kur mbreteronte Ahmet Zogu. Ne kete burg, per 40 vite me radhe jane mbajtur ne qelite e tij eksponentet me te larte te kohes komuniste, te cilet shpalleshin heretike nga udheheqja e kohes. Ne kete burg kane vuajtur denimin ose humbur jeten qe nga Gjin Marku e Pjeter Arbnori, deri te Kico Ngjela, Fadil Pacrami etj. Pas renies se komunizmit, burgu nderroi banore nga te denuar politike ne ordinere, por asnjehere nuk u mbyll.