E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Presidenti, institucion ceremonial

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje interviste per "VOA", eshte shprehur se ndryshimet ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit jane te domosdoshme, pasi sjelle dhe shmangien e krizave dhe krijon stabilitet ne vend. Per te, presidenti ne nje republike parlamentare si Shqiperia, ka vetem funksion ceremonial. Nderkohe qe shprehet e sigurt ne mbeshtetjen e PS per ndryshimet teresore ne Kushtetute.

Grupi parlamentar ka propozuar disa amendamente per Kushtetuten lidhur me zgjedhjen e Presidentit, mandatin e Prokurorit te Pergjithshem, dhe per rastin kur kerkohet mocion ndaj Kryeministrit per shkarkimin e tij. Cfare synojne keto ndryshime te Kushtetutes se Shqiperise?

Eshte e vertete qe dje eshte bere formalizimi dhe dorezimi i tyre ne komisionin e ligjeve per t'iu paraqitur fillimisht anetareve te komisionit te ligjeve, e me pas, te gjithe deputeteve ne seance. Propozimet per ndryshimet kushtetuese, ne ato kapituj qe ju permendet, perbejne ne fakt bazen e asaj qe eshte reforma e shtetit. Them qe jane formalizuar dje, pasi domosdoshmeria e ecjes perpara te reformave ne keto fusha, ka kohe qe diskutohet. Kujtoj qe diskutimet mbi keto reforma kane lindur qysh ne periudhen qe ne qeveri ka qene Partia Socialiste me rastin e mocioneve qe iu bene Kryeministrit te asaj periudhe dhe mbi faktin qe politikanet kuptuan qe kushtetuta kishte nje ngerc brenda vetes qe mund te conte ne krize vendin dhe s'lejonte mundesine e zgjidhjeve te momenteve te tilla. Problemet e tjera, si ai mbi mandatin e Prokurorit te Pergjithshem, eshte po ashtu teme qe diskutohet gjate dhe qe ka sjelle krize ne jeten politike dhe parlamentare te vendit. Pra realisht, kjo eshte reforme qe kerkon kuraje te madhe, reforme qe jam e bindur qe do te krijoje pakenaqesi te ndonje individ, parti e caktuar apo institucion, per shkak te lidhjes se ngushte qe bejne me veten e tyre, me interesa te caktuara apo karriget e tyre. Kjo reforme i ben nje projeksion te jashtezakonshem stabilitetit te vendit tone, konsolidimit te institucioneve dhe shmangies se krizave, te cilat i kane rrezikuar, institucionet shqiptare, gjate viteve te kaluara.

Lidhur me menyren e zgjedhjes se Presidentit, cfare rekomandohet ne keto propozime?

E zgjidh plotesisht ne formen e dhenies se mundesise se zgjedhjes se Presidentit ne raundin e peste, pra nuk do te ndodhe me sic ka ndodhur, ose sic rrezikohej te ndodhte, ne korrikun e vitit te kaluar. Ne beme te mundur permes nje procedure parlamentare jashtezakonisht te veshtire, kur kandidatet nuk pranonin te hynin ne rrugen kushtetuese per te provuar veten, peshen dhe mbeshtetjen e tyre, dhe vendi rrezikohej te shkonte ne nje krize te madhe, qe parlamenti te realizoje me sukses berjen e vendit me President, permes nje perpjekje titanike te jashtezakonshme, dhe sikur kjo te mos behej e mundur, ne sot nuk do te kishim marre ftesen ne NATO.

Ne kushtet kur ne Shqiperi ka nje klime politike konfliktuale, a nuk do te ishte mire qe Presidenti te zgjidhej me vote popullore?

Per sa i takon variantit te menduar per zgjedhje te Presidentit nga populli, mendoj se ajo do te ishte pastaj nje permbysje totale kushtetuese, pasi Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe ne Republiken Parlamentare, institucioni qendror, ku behet gjithe politika, arena e debatit, reformat, eshte Parlamenti. Ndersa Presidenti, eshte nje institucion gjeresisht ceremonial, me nje shtylle te fuqishme ne fushen ushtarake, meqenese Presidenti eshte Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura. Kjo eshte komponentja qe ka Presidenti i Republikes se Shqiperise, pjesa tjeter eshte ceremonial.

Pra, ky eshte vizioni i juaj, por a rrezikon ky propozim per t'i bere amendamente Kushtetutes, te krijoje nje konfliktualitet perseri ne fushen politike ne Shqiperi?

Ky nuk eshte vizioni im, eshte realiteti shqiptar, ne jemi nje Republike Parlamentare.

Une besoj se Partia Socialiste do te jete mbeshtetese, sepse nje pjese e problemeve jane ngritur dhe nga deputete te kesaj partie. Kujtoj ketu zotin Blushi, Rama, por dhe deputete te tjere, te cilet ne pergjegjesine e politikanit serioz, e dine se cilat jane defektet e Kushtetutes, duke qene se forca me e madhe opozitare ka pergjegjesine e asaj, qe do te jete Shqiperia ne te ardhmen, vecanerisht ne projektet integruese dhe e dine sesa e rendesishme eshte per te menduar per vendin dhe jo per emrin, per te ardhmen, dhe jo karrigen personale. Ne kete aspekt besoj se do te kete nje pergjigje pozitive, ne qofte se i pergjigjen seriozisht atij artikulimi serioz mbi ndertimin e nje shteti modern dhe mbi nevojen e reformes se shtetit shqiptar. Me keto ndryshime mund ta quajme Republika e dyte Parlamentare nese i referohemi faktit se para 17 vitesh mund ta quanim Republika e Pare Parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›