Të burgosurit e fundit
Kafazet në ajër të pastër janë gjysmë të ndryshkur, ndërsa shkurret dhe bimët tropikale përzihen mes telave prej metali dhe atyre me gjemba. Bari i lartë fsheh "Banana rats", minjtë e mëdhenj si mace, që kanë ndërtuar "strofullin" e tyre këtu. "Camp X Ray" u mbyll në prill të vitit 2002, por fotot e atyre kafazeve, të burgosurve të veshur me portokalli, me duart e prangosura dhe këmbët e lidhura me zinxhirë nën diellin e Karaibeve, kanë shkruar përgjithmonë historinë e burgut më të famshëm në luftën kundër terrorizmit. Para 2002-shit dhe "luftës botërore" kundër tij, Guantanamo ishte një bazë ushtarake, që i ishte marrë me qira Kubës që nga viti 1903. Aty ndodheshin marinarët e "US Navy" dhe familjet e tyre. Gjithsej bëheshin rreth 2300 veta. Në janar bëhen 8 vjet nga hapja e burgut.
"Sa herë që flitet për Guantanamon, ato foto ripublikohen, edhe pse kanë kaluar thuajse tetë vjet. Se si trajtohen të burgosurit këtu, mund ta shihni vetë", thotë rreshteri i "US Navy". Vitin që vjen, kampi i të burgosurve në bazën detare amerikane në Kubë, që ndër vite ka "ftuar" rreth 800 të burgosur, që nga krerët e "Al Qaedas", të akuzuarit për terrorizëm, talebanë të kapur në Afganistan dhe ndonjë të pafajshëm që s‘e di as vetë se si ka përfunduar aty, do të mbyllë dyert. "Do ta mbyllim Guantanamon në 22 janar të vitit 2010", pati thënë Barak Obama në ditën e marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë. Por, një muaj më parë Presidenti amerikan i "hëngri" të gjitha fjalët që kishte thënë më parë për mbylljen e tij. Kjo, sepse janë ende të shumta problemet, mbi të gjitha gjyqësore (kush dhe sa të burgosur mund të transferohen dhe gjykohen në gjykatat amerikane) dhe logjistike (kush mund të lirohet dhe dërgohet në vendin e origjinës). Sapo hyn, një ushtar të kujton: "Mos harro: asnjë foto që mund të njohë të burgosurit ose rojet, asnjë fytyrë, asnjë profil, asnjë fjalë me të burgosurit, qetësi absolute gjatë lutjeve të tyre. Sapo të hysh duhet të fshehësh bexhin, asnjë këtu nuk duhet ta dijë emrin tuaj". Zyrtari, në hyrje të "Camp Delta", ku gjendet porta e madhe e blinduar, e rrethuar me mur dhe kullat klasike të kontrollit, të përsërit me kujdes procedurat që duhen zbatuar brenda kampeve të burgimit. Pas mbylljes së kafazeve të "Camp X Ray", përgjatë rrjedhës së viteve janë ndërtuar gjashtë kampe. Kampet 1, 2, 3, sot janë bosh. 210 të burgosurit që gjenden ende në Guantanamo, jetojnë në kampet 5, 6, 7. Në të vërtetë, në kampin 7 ndodhen dhe militantët e "Al Qaedas", liderët e organizatës terroriste. Në Guantanamo, sekreti i ruajtur më mirë është ai që askush nuk e di se ku ndodhesh. Askush nuk mund të tregojë se sa terroristë janë të burgosur, as emrat e tyre. E vetmja gjë e sigurt, tregon duke qeshur një ushtar i "Navy"-t, është se nga çdo pikë e "Camp Delta" nuk mund të jesh më larg se 45 milje (shtrirja maksimale e bazës detare). Megjithatë, urdhri i transferimit të të burgosurit më të famshëm, Khalid Sheikh Mohammed, togeri i Bin Ladenit, që përgatiti sulmet e 11 shtatorit, u vendos në të gjitha kampet, dhe për këtë u informua edhe ai vetë: do ta gjykojnë në Nju Jork, vetëm pak metra larg gërmadhave të "World Trade Center". Në kampin numër katër mbahen të burgosurit më të qetë, ata që respektojnë të gjitha rregullat dhe që kanë përfitimet maksimale: 20 orë ajër në ditë, fusha volejbolli dhe futbolli (kalceto), një dhomë ku mund të shohin televizor, bibliotekë, qeli të veçanta dhe një jetë më se normale. Të gjithë janë të veshur me të bardha. Disa luajnë futboll në ajër të pastër, të tjerë lexojnë, nderin dhe thajnë rrobat, apo përdorin mjetet e palestrës. Flasin mes tyre në arabisht, dhe herë pas here u drejtohen rojeve në anglisht. Në orën pesë të mëngjesit çohen për të kryer lutjen e parë, nga katër të tilla që bëjnë çdo ditë. Një radhë e gjatë figurash të bardha të ulur në gjunjë, me pamje të drejtuar nga Meka. Edhe ata që nuk janë besimtarë (ka edhe të tillë, thonë rojet), bashkohen thjesht për konformizëm apo frikë. "70 për qind e të burgosurve janë këtu në kampin 4. Thuajse të gjithë flasin mirë anglisht dhe për të gjithë ata që duan të perfeksionohen zhvillohen edhe kurse të veçanta", thotë përgjegjësi i kampit. Në dhomën e televizorit, ekrani është i ndezur. Aty mund të hyjnë deri në 25 veta përnjëherësh. Kanalet janë të gjithë arabë, nga "Al Jazeera" te televizionet e Jemenit. "Më të ndjekura janë ndeshjet e futbollit, që shpesh i regjistrojnë edhe nga kanalet e tjera dhe filmat e Jackie Chan. Lajmet? I dëgjojnë. Sigurisht kur flitet për Guantanamon, për luftën në Afganistan apo në Irak, i kushtojnë vëmendje më të madhe". Pak më tutje ndodhen sallat e bibliotekës, që i kanë raftet të mbushura plot me libra. Mes romaneve më të kërkuar të momentit janë librat policeskë të Agatha Christie, por pëlqehen dhe lexohen shumë edhe librat fetarë mbi Islamin. Në një pjesë të veçantë të këtij kampi ndodhet edhe spitali. Kurat më të kërkuara janë për traumat, goditjet dhe aksidentet e ndryshme të pësuara gjatë ndeshjeve të futbollit, por ekipi i mjekëve ushtarakë (para së gjithash jemi mjekë, thonë) është gati për çdo problem, madje edhe për ato më të komplikuarat. Nëse ndodh një grevë urie, nga ato që ndodhin shpesh këtu, është në funksionim një repart special, ku të burgosurit në gjendje më kritike ushqehen me forcë. Në kuzhinë, një zonjë kineze është përgjegjëse për ushqimin që përgatit gjashtë dieta të ndryshme me bazë mishi, peshku, apo vegjetariane, që të burgosurit të mund të zgjedhin. Kampi 6 është më moderni. Ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2006 dhe është kritikuar shumë që bën pjesë në një burg të sigurisë së lartë. Është një lloj kampi i ndërmjetëm, ku qëndrojnë për një periudhë të caktuar të burgosurit që vijnë nga kampi 5, burgu ku përfundojnë të burgosurit "që krijojnë probleme": ata që u hedhin feçet çdo ditë në fytyrë rojeve, që nuk ndjekin rregullat dhe mund të përbëjnë rrezik për të tjerët, me pak fjalë të fortët e Guantanamos. "Për disa prej tyre qëndrimi në kampin 5 është një status, ata duan t‘u tregojnë të tjerëve dhe botës së jashtme se nuk dorëzohen", tregon koloneli Bruce.E.Vargo, njëkohësisht edhe komandant i "Joint Detention Group", në kontakt të përditshëm me të burgosurit. Këtu orët e ajrimit në ditë janë vetëm tre. Qelitë janë të vendosura në mënyrë të tillë që të burgosurit mund të vëzhgohen në fshehtësi. Aty mund të dëgjosh sharjet për rojet ushtarake, sidomos nëse janë gra apo dëshirat për t‘u hakmarrë ("Sapo të lirohem, do t‘ju vras amerikanë të poshtër"). "Regjimi i ashpër është një zgjedhje e tyre. Të gjithë e dinë se nëse sillen mirë, mund të shkojnë në kampin 4. Po rojet? Sillen në mënyrë absolutisht profesionale, madje edhe ata të cilëve u kanë vdekur të afërmit në sulmet e 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake". Janë ende 210 të dënuar në Guantanamo. I fundit u largua nga baza të mërkurën e kaluar. Emri i tij ishte Foaud al Rabiah, një kuvajtian i mbajtur në burg për tetë vjet me radhë, pasi deklaratat e tij nuk kishin qenë të besueshme. Për avokatët e tij bëhet fjalë për një shkëmbim personash, pasi njeriu i akuzuar nga amerikanët se financonte "Al Qaedan" dhe ndihmonte talebanët në Tora Bota, nuk ishte ai. Sipas kreut të Pentagonit, Robert Gates, shumë të tjerë do të lirohen shumë shpejt. Rreth 116 prej tyre janë cilësuar si të "transferueshëm" në vende të tjera të botës. Për disa prej tyre do të thotë liri, të tjerë do të vazhdojnë të luftojnë, për të tjerë akoma do të thotë burg në vendet e origjinës, ose më keq të përfundojnë në qelitë e shërbimeve sekrete të parekomandueshme. Zërat që qarkullojnë në "Camp Delta" përmes rojeve dhe avokatëve tregojnë se të burgosurit janë të shqetësuar. Nuk është e thënë që për të gjithë e ardhmja do të jetë më e mirë se në Guantanamo.
Intervista
Flet admirali Thomas Copeman, komandant i burgut special
"Presim vetëm urdhrin. Brenda 10
ditësh boshatisim gjithçka"
"Ne jemi gati". Admirali Thomas Copeman, që prej 19 qershorit është komandanti i ri i "Joint Task force Guantanamo" (ku përfshihet ushtria, marina, aviacioni dhe marinsat), që prej tetë vjetësh administron burgun më të ruajtur të sigurisë së lartë amerikane.
Admiral, kur do të mbyllet Guantanamo?
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Obama është ende në fuqi. Zyrtarisht ende nuk është thënë asgjë, kështu që duhet të jemi gati për datën e fiksuar.
Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar mundësinë për mbylljen në datën 22 janar?
Është e vërtetë, nuk do të mbyllet më 22 janar. Edhe ne sigurisht që i ndjekim lajmet dhe i kemi dëgjuar deklaratat e Presidentit. Kur të fiksohet një datë e re, do të jemi në gjendje ta mbyllim Guantanamon shumë shpejt.
Ndonjë parashikim?
Nuk e kam idenë. Mund të jenë tre muaj, gjashtë apo një vit. Ne jemi gati. Nëse do të mbyllet, do të transferojmë rreth 20 të burgosur në ditë, si ata që do të gjykohen nga gjykatat e SHBA-së, ashtu dhe ata që do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mund t‘ju siguroj se brenda dhjetë ditësh jemi në gjendje ta boshatisim kampin.
Ka ndryshuar ndonjë gjë pas lajmit për mbyllje?
Jo. Jeta në "Camp Delta" nuk ka ndryshuar fare. Detyra jonë është të vazhdojmë si gjithmonë, të çojmë në fund misionin tonë: të kujdesemi për të burgosurit, për shëndetin e tyre, për të drejtat e tyre ligjore dhe të evitojmë çdo lloj forme abuzimi.
Po sjellja e të burgosurve?
Lajmet kanë mbërritur edhe tek ata, meqë kanë mundësi të shohin televizor, dhe të flasin me avokatët e tyre. Disa bëjnë pyetje, kërkojnë cila do të jetë e ardhmja e tyre.
Si u përgjigjeni?
Ne nuk dimë asgjë. Influenca jonë mbi këto vendime është absolutisht zero.
Si e kanë pritur të burgosurit lajmin se mbyllja do të shtyhet ende për disa kohë?
Dikush është bërë më nervoz. Më duket normale, duke qenë se prisnin të largoheshin që këtu pas një muaji. Por mund t‘ju siguroj se këtu është gjithçka si më parë. Për të evituar iluzionet, i lajmërojmë të burgosurit se do të lirohen vetëm kur vendimi të jetë definitiv.
Cilat janë problemet më të mëdha me të burgosurit?
Të njëjtat, si gjithmonë. Grevat e urisë dhe protestat e më të "fortëve", atyre që gjenden ende në kampin 5.
Po krerët e "Al Qaedas" janë të mbyllur në kampin 7?
Asnjë koment për këtë.
Ka kritika për mbylljen mes ushtarëve të "Joint Task Force"?
Po e përsëris edhe njëherë, detyra jonë është e përcaktuar, vendimet u përkasin të tjerëve. Jemi ushtarakë dhe u bindemi urdhrave. Mund t‘ju siguroj se këtu të gjithë e kuptojnë rëndësinë e misionit tonë.
Do të jeni ju komandanti që do të mbyllë Guantanamon?
Detyra ime skadon në qershor të vitit 2011. Po, mendoj se do të jem unë.