Prova e vështirë e Papandreut përballë krizës në rritje
Asgjë nga karriera e deritanishme politike duket se nuk e ka përgatitur dot Jorgos Papandreun për t‘u përballur me detyrën e mbrojtjes së besueshmërisë së vendit në tregjet financiare ndërkombëtare përmes reformave ekonomike urgjente. Pasi udhëhoqi socialistët grekë drejt fitores së lodhshme në zgjedhjet e tetorit të kaluar, Kryeministri 57-vjeçar dhe pinjoll i njërës prej dinastive politike më të rëndësishme në Greqi, besonte se do të udhëhiqte vendin jashtë recesionit të cekët drejt një periudhe rritjeje ekonomike. Në realitet, dhjetë javët e tij të para në pushtet kanë qenë krejtësisht të ndryshme. Bota i kërkon masa të ashpra financiare. Por Papandreu ka frikë se diçka e tillë mund të sjellë rebelim në radhët e socialistëve, të cilët kërkojnë zbatimin e premtimeve elektorale për rritje të pagave dhe përfitimeve të tjera shoqërore për familjet në nevojë. Papandreu është sociolog nga profesioni dhe parapëlqen të flasë për reformat në terma të gjerë ideologjikë pa hyrë në detaje statistikore apo kohore. Por ajo që i kërkohet tani, është një përmbysje në politikat e veta drejt masave jopopullore dhe të detajuara.
Papandreu ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe ka jetuar në Suedi pasi familja e tij u detyrua të shkojë në ekzil nga junta e kolonelëve. Ai u arsimua në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Metoda e tij e të folurit butë dhe entuziazmi i shprehur përmes xhirove me biçikletë në periferinë e Athinës i dha një imazh të ndryshëm nga pjesa tjetër e politikanëve. Media vendëse flet me tallje për politikën e tij idealiste. Ai është gjithashtu produkt i "tzaki"- i shtëpisë, një fjalë që në Greqi nënkupton hyrjen e lehtë në politikë për shkak të privilegjeve familjare. I ati i tij Andrea, një ish-profesor ekonomie në Kaliforni dhe gjyshi i tij Jorgo, kanë qenë më herët kryeministra të Greqisë. Papandreu hyri me forcë në politikën greke pas vdekjes së të atit në vitin 1996. Pak ditë më parë, ai citoi të atin në një mbledhje qeverie. "Nëse ne mundemi ta zhdukim borxhin publik, kjo gjë do të zhdukë edhe vetë Greqinë", pati thënë i ati në mes të viteve ‘80, kur Greqia po përballej me një krizë tjetër. Por kësaj here, Papandreu i ri ndoshta do të parapëlqente që të përballej me një borxh publik më të vogël dhe me një parti socialiste të ndryshme.