"Hijet", Krimet e Rënda marrin 14 dosje nga Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tërhequr nga akuza e kryeqytetit 14 dosje penale, që bëjnë fjalë për disa vjedhje në kryeqytet, por që janë pezulluar pasi nuk kanë autor. Ka dyshime se personat e arrestuar gjatë operacionit "Hijet e natës" janë personat që kanë realizuar këto vjedhje. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda deklarojnë se dosjet janë bashkuar dhe po hetohen bashkërisht dhe në ditët në vijim do të verifikohen të gjitha gjurmët. Ka dyshime të forta se grupi ishte i mirorganizuar dhe kishte një strukturë. Një hetim i plotë dhe i gjerë, i realizuar për tre muaj, ka zbardhur edhe personat që akuzohen për rreth 20 vjedhje në të gjithë Shqipërinë. Gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besnik Muçi, vendosën masën e arrestit burg pa afat për disa të akuzuar.