Dosja “Fazlliç” Min.Drejtësisë përplaset me prokurorinë
Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë tentuan të merrnin me forcë dosjen e Damir Fazlliç.
TIRANË - Hetimet për serbo boshnjakun Damir Fazlliç përplasin fort prokurorinë shqiptare dhe Ministrinë e Drejtësisë. Prokuroria e Tiranës refuzoi dje në mënyrë kategorike kërkesën e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë që me urdhër të Alibeajt kërkuan të kontrollojnë dosjen e Damir Fazliç. Burimet nga Prokuroria e Tiranës pohuan se për dy orë më radhë inspektorët e Alibeajt tentuan të hyjnë me forcë në ambientet ku mbahet dosja por nuk u lejuan nga prokurorët. Ky organ i cilëson antikushtetuese veprime të tilla dhe ky incident shënon ndoshta situatën më problematike në historinë e marrëdhënieve mes dy institucioneve.
Më në detaje mësohet se dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë u paraqitën dje në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 19:30 dhe kërkuan kontakt me prokurorët e çështjes. Kjo kërkesë u refuzua pasi sipas prokurorëve ishte e paligjshme pasi një veprim i tillë dhe njohja me përmbajtjen e dosjeve bëhet vetëm me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm. Inspektorët insistuan edhe para autoriteteve më të larta të Prokurorisë së Tiranës dhe tentuan në fund edhe forcërisht të shtinin në dorë dosjen Fazlliç. Kjo situatë e nderë vazhdoi deri në orën 21.30. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka hapur dosjen për Damir Fazlliç menjëherë pas largimit të tij tre ditë më parë ku po hetohet ndaj akuzave për pastrim parash.
(a.s/News24/Balkanweb)