E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plagosen 4 shqiptarë në një aksident

Një aksident i rëndë në autostradën pranë Milanos ka sjellë plagosjen e 4 shqiptarëve mes të cilëve edhe një vajzë 8 vjeçare. Makina e shqiptarëve është përplasur me një makinë tjetër e cila hyri në rrugë pa respektuar rregulloren. 

ITALI – Katër shqiptarë janë plagosur në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur të premten në rrugën për në Robeko. Shqiptarët qe udhëtonin me një makinë tip “Seat”, janë përplasur me një makinë tjetër e cila hyri në rrugë pa respektuar rregulloren.
Një grua 45 vjeçe ka pësuar një traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në një spital të Milanos, me ndihmën e një helikopteri. Të plagosur janë dhe drejtuesi i makinës një 24-vjeçar, një vajzë 8 vjeç dhe mamaja e saj. Në aksident është plagosur dhe kushërira e tyre që kishte shkuar në Itali për pushime. Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të aksidentuar.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›