E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të çojmë në shpi më të vjetrin e Ballkanit!

Share

Nga Alban Daci

Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan për rreth 50 vjet, që nga mbarimi i Luftës së Dytë deri në fillim të viteve 90, një ndër diktaturat më të egra që kishte njohur bota. Më në fund Shqipëria, si pasojë e kalbjes së brendshme të regjimit enverist, si dhe për shkak të faktorëve ndërkombëtarë, ku regjime të ngjashme po binin një e nga një, sikur të ishin gurë shahu, arriti të çlirohet nga ai regjim mizor dhe tia nis nga para me një formë të re të menduari, qeverisuri dhe të bërit shtet.

Në Shqipëri nuk ndodhi ashtu siç ka ndodhur gjithmonë gjatë historisë, sepse u përmbys regjimi, por jo elita politike ekzistuese, e cila thellë-thellë mbeti po e njëjta dhe nuk u zëvendësua me një elitë të re politike. Zakonisht, në vendet e tjera dhe në histori, përmbysja e regjimeve, kur ndodh nga poshtë, pra nga lëvizjet popullore, bën të mundur që edhe figurat e reja të elitës politike të jenë krejtësisht të reja dhe të vijnë po nga populli. Në Shqipëri nuk ndodhi kështu. Edhe pse populli shqiptar pati një rol mjaft të rëndësishëm në përmbysjen e sistemit, ai mbeti po jashtë pektës së pushtetit. Elita e re politike ishte përsëri e maskuar me pektën e vjetër të regjimit mizor.

Në fillim të viteve 90 të gjithë besuan dhe menduan se, më në fund, Shqipëria do të bëhej demokratike dhe perëndimore (këtu e kam fjalën për nga forma e qeverisjes). Shumë liderë të rinj, që dolën në sheshe në këtë kohë ju premtuan qytetarëve liri-demokraci. Këto liderë të rinj, edhe pse po dilnin për herë të parë në skenën politike, nuk ishin aq të rinj në formë të menduari dhe të reaguarit, sepse ato kishin frekuentuar oborrin mbretëror të asaj kohe. Ato jo vetëm i kishin frekuentuar ato mjedise, por për vite me radhë kishin qenë plotësisht dakord me idealet dhe qëllimet e oborrtarëve të asaj kohe.

Askush nuk e kishte menduar se, edhe pas 20 vitesh, një ndër liderët më të rëndësishëm të së djathtës shqiptarë, i cili ishte edhe presidenti i pari i pluralizmit politik, do të ishte përsëri një ndër drejtuesit kryesor, si dhe lideri i shumicës në vend. Ky lider, i cili me dorën e tij të hekurt të stilit despotik ballkanas, si dhe duke shfrytëzuar emocionet e pashëruara të qytetarëve për nevojën për të pasur gjithmonë një faraon prirës, shkon dhe merr pjesë edhe në mbledhjet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe me krenari shprehet se me kaq dashamirësi me pritën në këtë sallë edhe para 20 vitesh.

Liderët botërorë, që qenë të pranishëm shikojnë të habitur në sy njëri tjetrin, duke belbëzuar, se edhe pas një vitesh qenka e përfaqësuar Shqipëria përsëri nga i njëjti lider politik. Liderët më të mëdhenj, që kishte njohur bota perëndimore në 20 vitet e fundit, si: Tony Blair, Bill Clinton, George W. Bush dhe shumë të tjerë, jo vetëm që nuk ishin më liderë aktiv të rëndësishëm politikë, por kishin shkruar edhe biografitë e tyre (ky akt shënon fillimin e pensionit për një lider në botën perëndimore) dhe kishin shitur miliona kopje .

Gjithashtu, po i njëjtë lider që fiks 20 vite ma parë doli në skenën politike duke mashtruar dhe premtuar hapur sjelljen e lirisë, demokracisë dhe bërjen e Shqipërisë si Europa, vetëm pak ditë ma parë doli përsëri në shesh duke u postuar vetëm pak metra larg nga ai që kishte dal 20 vite ma parë, duke premtuar përsëri demokracinë të cilën e kishte premtuar për 20 vite rresht po pa e realizuar asnjëherë.

Edhe pse Shqipëria vazhdon të kaloi një periudhë të vështirë tranzicioni politik dhe ekonomik, ajo vazhdon të përfaqësohet, si jashtë ashtu edhe brenda, nga i njëjti lider, i cili doli për herë të parë në skenën politike në fillimin të viteve 90 dhe vazhdon të qëndroi duke shpresuar se Zoti do e ndihmojë shumë për të jetuar gjatë për të garantuar edhe shumë vite të tjera si lider i padiskutueshëm i shqiptarëve. Kush e di sa herë gjatë ditës i lutet Zotit që ta bëj të përjetshëm. Megjithatë, ai gabon rëndë, sepse Zoti edhe profetët që ishin njerëzit më të dashur për të nuk i bëri të përjetshëm. Çdo qenie ka një fillim dhe një fund. Fillimi është në dorën e Zotit. Ndërsa fundit është në dorën e vetë njeriut. Sjellja e tij gjatë jetës dëshmon edhe llojin e fundit që mund të ketë.  Nëse në jetë ke qenë kriminel nuk mund të vdesësh si engjëll. Nëse në jetë ke qenë komunist nuk mund të vdesësh si demokrat. Nëse në jetë ke qenë shtypësh nuk mund të vdesësh duke dashuruar lirinë. Nëse demokracinë kurrë nuk e ke dashur nuk mund të vdesësh duke e respektuar atë.

Shumë vende europiane kanë probleme me atë që quhet pavdekësia  e një lideri. Janë disa vende Europiane që për më shumë se dy dekada vazhdojnë të qeverisen dhe të përfaqësohen nga të njëjtat personazhe. Në lidhje me këtë fenomen aspak demokratik që do ta konsideroja unë, ka disa opinione. Njëri dhe ndoshta më kryesori që qarkullin është, se: Nëse një lider vazhdon të votohet nga populli i tij ai ka të drejtë të qeveris. Unë, nuk jam aspak dakord me këtë ide, për faktin se janë një serë faktorësh që ndikojnë për konfirmimin e një lideri.

Së pari, nëse zgjedhjet, që zhvillohet në një vend që presupozohen demokratik, janë të lira apo jo. Duke pasur parasysh rastin e Shqipërisë, nuk besoj se në Shqipëri janë realizuar në kuptimin e plotë të fjalës zgjedhjet krejtësisht të lira. Së dyti, duhet të merret parasysh fakti, nëse qytetarët kanë një kulturë të lartë politike, apo jo. Shqiptarët nuk mendoj, se kanë pasur dhe kanë një kulturë të lartë politike. Perse ka ndodhur kjo? Duke qenë se Shqipëria ka kaluar në 20 vitet e fundit një periudhë të vështirë ekonomike, sociale, qytetarët kanë menduar gjithmonë për të plotësuar nevojat elementare të jetesës dhe për pasojë nuk kanë qenë të qetë dhe nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë angazhim të plotë politik, si dhe për të reflektuar për situatën politike në vend. Kultura politike për një zgjedhje të re zakonisht krijohet në rastin kur kemi një rryme të re të menduarit. Pra, një grup intelektualësh, të cilët janë të iluminuar për të ndryshuar status quo-n e mendimit dhe të aksionit. Kjo situatë në Shqipëri po ndryshon për dy arsye. Së pari kemi një grup intelektuales të rinj që kanë kryer studimet e larta në Perëndim, të cilët mendojnë krejt ndryshe nga status quo-ja e vjetër në lidhje me ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë si dhe me kulturën e bërjes politik. Së dyti, tranzicioni i gjatë dhe jo frytdhënës ka dhënë efekte të drejtpërdrejta tek qytetari, i cili tashmë është shumë më koshient dhe i kthjellët në lidhje me politik-bërjen dhe me rolin që duhet te ketë në vendimmarrje.

Edhe qytetari po bëhet më koshient në lidhje me interesat tij, me të ardhmen e tij dhe të drejtat e ti, ai vazhdon të jetë krejtësisht indiferente kundrejt politikës dhe pasojave, që ajo sjellë në shoqëri. Një ndër shprehjet më të zakonshme për qytetarët shqiptarë mbi politikën është, se ajo nuk na intereson, sepse politikanët shikojnë vetëm interesat e tyre. Ato, harrojnë se pikërisht fati i tyre dhe jeta e tyre varet nga aksionet kryesore që liderët politikë ndërmarrin në kurriz të qytetarëve. Shqiptarët duhet të binden se nga pol

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›