E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet false mbi Iranin

24-03-2012 / Nga Roger Cohen (Nju Jork Tajms)

Gazetari Jeffrey Goldberg i revistës prestigjioze amerikane “The Atlantic” ka qenë ndoshta zëri më i fuqishëm, me ndikim dhe i informuar që përforcon mendimin se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e sheh lidershipin iranian si një kult apokaliptik mesianik" dhe do të bombardojë Iranin që  të ndalojë programin e tij bërthamor.
Në një shkrim në The Atlantic në shtator 2010, ai parashikonte se Izraeli do ta sulmonte Iranin me një njëqind avionë luftarakë në pranverën e vitit 2011. Këtë muaj, pasi Netanyahu u takua me Presidentin Barak Obama, ai u shpreh për Bloomberg se fjalët e Obamës - "Unë kam mbështetjen e Izraelit" – kanë një domethënie, por jo aq "të mjaftueshme për të ndaluar Netanjahun".
Pastaj erdhi ndryshimi. Goldberg shkroi një tjetër artikull në vazhdim duke argumentuar se "Ky mund të ishte një blof i Netanjahun". Qëndrimi i kryeministrit izraelit ishte "me fjalë të shumta shpërthyese mbushur më dramë dhe paralajmërime për katastrofë". Variantet e dhënë nga Goldberg, që vijnë nga një gazetar i cili ka intervistuar si Netanyahun ashtu edhe Obamën në lidhje me Iranin, janë mjaft serioze. Unë kurrë nuk kam besuar se Netanjahu do të sulmojë i vetëm pa mbështetjen e SHBA-ve Iranin, programin bërthamor ndalo–e-fillo të të cilit e ndan akoma një distancë e caktuar për të arritur kapacitetin e krijimit të një bombe. Analiza kosto-përfitim nuk shton ndonjë gjë më shumë: nuk ka nevojë të jesh  ish-shefi i Mossad-it, Meir Dagan, për ta kuptuar këtë..
Të ndezin një konflikt rajonal, të xhindosin Shtetet e Bashkuara,  të bllokohen në  Republikën Islamike për një gjeneratë dhe të çojnë shtetin modern të Izraelit për herë të parë në luftë vetëm për të frenuar zigzaget bërthamore të një Irani të dobësuar maksimumi për nja dy vjet? Izraelitët nuk janë të çmendur më shumë se iranianët. Nga ana tjetër, më duket e qartë se në qoftë se Irani lëviz jashtë zonës së tij dhe  inatos inspektorët e Agjencisë së Energjisë Atomike Ndërkombëtare që monitorojnë pasurimin e uraniumit të saj, kombinon elementet e hulumtimit të tij bërthamor dhe balistik  dhe shpejton krijimin e një bombe, ajo do të përballej me një sulm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara së bashku. Asnjëri nuk mund të lejojë një zhvendosje të tillë vendimtar në ekuacionin strategjik të Lindjes së Mesme. Obama lë të nënkuptohet një gjë e tillë kur ai thotë se kufizimi i një Irani bërthamor nuk është një opsion.
Në këtë kuptim, gjithë debati i Iranit - me ardhjen në "vijën e kuqe", zhvendosjen e tij nga "zona e imunitetit", kërcënimet dhe kundër-kërcënimet e tij, metaforat e gjetura keq dhe buzëqeshjet– të gjitha janë false. Ne e dimë se çfarë do të shkaktonte një luftë dhe çfarë nuk do të shkaktonte ajo. Së paku ne duhet ta dimë këtë. Pasi Shtetet e Bashkuara e kuptuan këtë gjë dekadën e kaluar, gabime mund të ndodhin vetëm  në formën e zgjedhjeve të nxitura politikisht irracionale.
Tani, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore dhe pasi arabët kanë bërë më shumë se Perëndimi për të minuar Republikën Islamike, duke kërkuar që demokracia dhe besimi të shkojnë së bashku, bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë do të fillojnë përsëri më 13 Prill. Ne e kemi parë këtë film të keq edhe  më parë. Nëse nuk duam të shohim të njëjtin fund, atëherë duhet të përpiqemi të mendojmë më thellë. Mendimi im mbi psikologjinë e Iranit, duke u bazuar në pesë javë që unë i kalova atje në dy vizita në vitin 2009 dhe bazuar në vëzhgimit e ngushta që nga ai vit, përfshin këto elemente. Programi bërthamor është problem i ditëve moderne ekuivalent me nacionalizimin e industrisë së naftës nga kryeministri Mohamed Mossadegh - një konfirmim i krenarisë Persiane kundër tutelës së Perëndimit.
Kjo është një shtytje për ndikimin rajonal, një protestë kundër standardeve të dyfishta, një gur themeli nacionalist për një regjim të lodhur revolucionar dhe një mbrojtje të llogaritur - Udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, është "mbrojtës i Revolucionit "dhe kështu ai duhet të balancojë mbrojtjen me ruajtjen, pra politikën e lojës me zjarrin që luan Irani dhe që ai llogarit se do të shkaktojë luftë. Ju nuk mund të kaloni shumë kohë në Teheran pa parë dikë që ngre mëngën dhe tregon një plagë të tmerrshme duke thënë: "Amerika". Kjo plagë vjen nga helmimi me gaz gjatë konfliktit Iran-Irak në të cilin Perëndimi parandaloi Sadam Huseinin me armë kimike. Brezi i oficerëve të rinj, të cilët luftuan në 1980-1988 tani drejtojnë Iranin. Lufta ka ndikuar në të gjitha këto. Si John Limbert, një ndër ish-robërit amerikanë në Iran, ka vërejtur se Irani e sheh Amerikën si "ndërluftuese, moralizuese, hipokrite dhe imorale, materialiste, ngacmuese, shfrytëzuese, arrogante dhe ndërhyrëse ." Amerika, nga ana tjetër, e sheh Iranin si "dinak , mashtrues, fanatik, i dhunshëm dhe i pakuptueshëm ". Në Ground Zero, aty duhet të fillojnë negociatat për fillimin e dickaje. Kjo është ajo që përftohet pas 30 vitesh  mos komunikimi të rrezikshme. A ka një mënyrë për të dalë nga rrugë pa krye? Ndoshta jo: Khamenei është një figurë Brezhneviane me një pamje të mbyllur-në pikëpamjen e  Amerikës, si Djalli i Madh. Por ndoshta po, në qoftë se koncesionet reale janë bërë nga të dy anët dhe çështja bërthamore nuk është vënë në izolim. Pyetja themelore që Perëndimi duhet t’i përgjigjet është se si të kënaqë krenarinë e Iranit dhe t’i japë një dorë në lidhje me  problemet historike ndërkohë që mban në një nivel të ulët pasurimin e uraniumit, duke e inspektuar fuqishëm për ta mbajtur këtë nivel larg na duhet për armët (Unë nuk mund të shoh asnjë zgjidhje që nuk lejon fare pasurimin e uraniumit.) Pyetja themelore për Republikën Islamike është nëse ajo mund të hapet drejt Perëndimit duke ruajtur sistemin e saj, një rrezik që Kina e ndërmori 40 vjet më parë dhe fitoi. Të gjitha tjerat nuk janë asgjë më shumë se "shpërthim fjalësh të shumta".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›