E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dashura shoqe, Te dashur shoke, Sot, mblidhemi per here te pare per vitin 2005, ndaj kam kenaqesine tju uroj juve dhe permes jush familjet tuaja dhe gjithe anetaresine e simpatizantet e PSSH

Te dashura shoqe,
Te dashur shoke,

Sot, mblidhemi per here te pare per vitin 2005, ndaj kam kenaqesine tju uroj juve dhe permes jush familjet tuaja dhe gjithe anetaresine e simpatizantet e PSSH per nje vit sa me te mbare dhe te gezuar, me shendet dhe fitore te padiskutueshme ne zgjedhjet parlamentare te veres.

Une e kam kete bindje per shkakun tuaj, si Kryetari juaj, mbeshtetur ne gjithe pervojen, rezultatet, energjite, ekipet e vizionet, qe sebashku me endrrat tona per nje Shqiperi europiane po na nxjerrin ballëhapur perpara shqiptareve ne programe pune dhe realitete te transformuara.

Me lejoni gjithashtu, te raportoj si Kryeminister se po mbyllim analizat e punes se dikastereve dhe te gjithe veprimtarise se ekzekutivit. Kemi lene pas nje vit te shkelqyer, vitin me te mire te arritjeve dhe progresit qe ka siguruar ne Shqiperi maxhoranca jone qeverisese ne drejtim dhe dobi te vendit dhe 8 vjet transformime te pareshtura.

Edhe analizat me te thjeshta e bejne te kuptueshme se viti ku sapo kemi hyre eshte vendimtar per garantimin dhe pershpejtimin e ketij perparimi te gjithanshem te vendit. Nuk ka rruge tjeter veçse te rritet ritmi i punes, cilesia dhe rezultatet e saj dhe sidomos te mos rrezikohet asgje nga zgjedhjet parlamentare te veres, te cilat duhen fituar ne menyre te padiskutueshme dhe ne mbeshtetje te misionit historik qe kemi marre persiper.

Viti 2005 eshte vendimtar edhe per futjen e Shqiperise ne paradhomen e Bashkimit Evropian nepermjet nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit.

Une kam besim tek ju, une kam besim tek anetaresia jone e mrekullueshme, kam besim tek simpatizantet dhe votuesit tane qe shtohen duke u bashkuar me ne, kam besim tek maxhoranca e shqiptareve qe te gjithe se bashku nuk mund te lejojne apo te jene indiferente ndaj kercenimit te se sotmes dhe te ardhmes se shtetit dhe kombit shqiptar, duke e lene pushtetin ne duar aventurieresh profesioniste apo joprofesionistesh aventuriere, te cilet, eshte e gjalle ne memorien e te gjitheve, kane bere ate qe Shqiperia nuk do ta harroje kurre, vitin e mbrapshte 1997.

Perfitoj nga rasti tju pergezoj te gjitheve, shoqe dhe shoke, per perfundimin e fazes se dyte te Kuvendimit te Madh dhe te vleresoj me kenaqesi, ashtu si udheheqja e partise, se ne pergjithesi shqetesimet, vleresimet, problemet, nevojat, interesat e gjera te qytetareve apo fermereve ne çdo komune dhe bashki, per çdo grup moshe apo gjinie rezultojne te integruara dhe prandaj zgjidhjet e tyre garantohen me programet tona qeverisese, me vizionin tone per nje Shqiperi europiane.

Pasi kemi grumbulluar tashme te gjitha vleresimet dhe idete e qytetareve dhe fshatareve ne çdo skaj te vendit, ne do te vazhdojme t'i perpunojme dhe t'i shnderrojme ato ne programe ekzekutive pune dhe investimi dhe kjo eshte garancia per te zgjidhur brenda mandatit 2005 - 2009 problemet themelore te shtrirjes se progresit ne te gjithe vendin dhe te reformave per integrim ne te gjithe territorin.

Çfare na ben te besojme se ne mbetemi forca politike me progresiste dhe me e afte per ta permiresuar me tej dhe ne menyre te qendrueshme dhe te shpejte jetesen e njerezve?Çfare na ben te besojme se jemi forca me e qendrueshme per te modernizuar dhe integruar ne Evrope dhe NATO Shqiperine?

Se pari, eshte ai transformim qe kemi ditur te realizojme ne dy mandate qeverisese. Kur erdhem ne pushtet ne vitin 97 gjetem nje Shqiperi te vrare, te zhvatur, te dembelosur, te papune, te djerre, te pashprese, te coptuar, te izoluar.

Ne nuk erdhem ne pushtet si shpetimtare apo kalimtar te rastit, por erdhem si mbartes te vlerave me tradicionale dhe moderne te socialdemokracise perendimore per nje shoqeri te drejte, per nje ekonomi sociale te tregut, per nje shtet ligjor dhe te forte te se drejtes.

Ne nuk hartuam programe afatshkurtra per daljen nga kriza, as programe spekulative per te nanurisur njerezit, por menjehere nderhyme me programe pune dhe qeverisjeje afatgjate mbi bazen e idealeve dhe vizioneve tona per nje Shqiperi modeme dhe te integruar ne Kontinentin Europian.

Ne ditet e nxehta te vitit 97, te nxehta prej kaosit dhe hordhive te Berishes qe ndoqen pervojen e tokes se djegur, kishte pak njerez qe besonin se per pak kohe gjithçka do kthehej ne normalitet, se gjithçka do niste te transformohej, te rritej shpejt dhe se plaget e shkaktuara nga regjimi i papergjegjshem qe lane pas do sheroheshin me balsamin e reformave tona.

Ky transformim nuk ndodhi per pak njerez, nuk ndodhi per nje pakice, ndodhi per te gjithe; te majte e te djathte, votues dhe abstenues, te rinj e te moshuar, burra e gra. Sepse ne besojme te demokracia dhe tek pajtimi kombetar, qe po e realizojme çdo dite duke zgjeruar hapesirat e lirise. Ky transformim nuk ka ardhur vetvetiu ne Shqiperi, por per shkak te nje angazhimi total te te gjithe shqiptareve me pune intensive, duke braktisur perfundimisht endrrat e pasurimit te shpejte me sisteme piramidale, qe di te ndertoje regjimi dhe ekipet e Sali Berishes.

Transformimi i madh ndodhi sepse qeverisja dhe reformat e maxhorances te drejtuar nga PSSH garantuan ligjerisht pasurite dhe pronat, i bene ato te perdorshme ekonomikisht, te kreditueshme dhe te tregtueshme dhe i shnderruan se bashku me punen ne burimin me te sigurte dhe te qendrueshem te zhvillimit dhe mireqenies.

Transformimi i madh ndodhi sepse qeveria jone diti te menaxhoj me nikoqirllekun e menaxherit profesionist financat publike, duke ulur borxhet e trasheguara nga regjimi i Berishes, duke rritur te ardhurat dhe investimet, duke rishperndare pasurine kombetare ne infrastruktura, shkolla e spitale moderne ne te kater anet e territorit, pa hequr dore per asnje çast nga rritja dhe zgjerimi i funksioneve te shtetit social, qe u rri prane shtresave ne nevoje.

Ka tek tuk edhe ndonje punonjes te administrates shteterore, perfaqesues sipermarrjesh apo OJQ-sh, qe jane rreshtuar ne krah te opozites. Ky fakt nuk eshte deshtim per ne, nuk eshte pjese e shqetesimeve tona, perkundrazi kjo eshte nje vlere dhe eshte merita jone, qe kemi instaluar lirine dhe standartet e saj te garantuara per te gjithe, pavaresisht bindjeve politike te individeve apo grupeve te interesit. Prandaj ne nuk mund te biem ne gracken se 30 apo sadoqofshin pjestare te ekipit te Berishes do te bekan çudira ne Shqiperi.

E ashtuquajtura hapje e Partise Demokratike ndaj shoqerise civile, ky teater i keq i radhes dhe i kurdisur nga mendja e ketij doktori te pasherueshem, nuk ka pse te na fuse ne ndonje gracke apo ankth. Ne nuk organizojme festivale teatrore. Prandaj qe ne momentin e formimit te Partise sone, ne procesin e panderprere te emancipimit dhe transformimit te saj, ne kemi shfaqur prova koherente dhe vitale te gadishmerise se bashkepunimit me gjithe shoqerine, me pjesen me aktive te saj, me aktoret e interesit qe perfaqesojne zhvillimin. Kemi patur prane ne menyre te qendrueshme kapacitetet e tyre te vyera.

Edhe para pak ditesh ne nje takim me perfaqesues te mediave dhe te shoqerise civile, une permenda se vetem brenda vitit te fundit ne administraten tone te larte publike jane punesuar mbi 130 eksperte te rinj, me diploma jashte shtetit.Çdo dite, me ndjenje te larte patriotizmi dhe me perkushtim per progresin e vendit, ata japin kontributin e tyre se bashku me ne. Ata nuk kane ardhur thjesht per karriere, por per te shnderruar atdheun e tyre ne nje vend modern. Dhe ky eshte nje dallim i madh midis nepunesve te se ardhmes dhe nepunesve te se kaluares.

Arsyeja e dyte pse jemi te bindur ne fitore, eshte pervoja e pazevendesueshme qe ne kemi fituar ne administrimin e puneve publike dhe te shtetit, ne vleresimin e mundesive per t'i shnderruar ato ne energji dhe me ekipe profesioniste qe kemi ndertuar ne stafet politike apo ne administraten publike per t'i realizuar angazhimet qe marrim.

Per 7 vjet qe ne jemi ne qeverisje kemi ulur inflacionin nga 47% ne me pak se 4%. Kemi ulur borxhin nga 13% ne me pak se 5%, kemi rritur kredine e ligjshme dhe te kontrolluar nga bankat nga minus 1.2 miliarde dollare, qe hengren piramidat, ne me shume se 700 milione dollare teprice apo shtese e kredise se re per vitin 2004. Ne vitin 1997 ne konferencen e donatoreve qe u mbajt per Shqiperine e gjunjezuar ne Bruksel u gezuam te gjithe qe arritem te mobilizonim dhe te angazhonim ndihma per zhvillim ne vleren e 640 milion dollareve. Ndersa vetem per vitin 2005 ekonomia kombetare, mbi bazen e qendrueshmerise se rritjes, do te arrije te angazhoje nepermjet financave publike dhe financime te kontraktuara te huaja ne vleren e 230 milion dollare, pa llogaritur investimet e huaja direkte, pra private, qe jam i bindur se do te vazhdojne te jene te te njejtit rend.

Per ne, per programet dhe strategjite tona te zhvillimit dhe integrimit, ecuria e treguesve te ekonomise dhe e stabilitetit makro te saj lidhen ne menyre te patjetersueshme me mireqenien individuale dhe familjare. Kur themi se PBB eshte rritur 3 here, eshte fakt se po kaq jane rritur edhe te ardhurat ne sektorin privat, apo pagat ne sektorin publik dhe pensionet.

Per here te pare gjate vitit 2004 per grupin e mallrave "ushqim, pije, duhan" kemi nje renie te çmimeve, gje qe i ka krijuar mundesi buxheteve individuale apo familjare te shpenzojne me shume per transport, arsimim, veshje, argetim etj. Nje tjeter tregues sintetik i te gjithe ketij progresi qe kane prodhuar politikat tona te zhvillimit dhe qeverisja jone e pergjegjshme eshte reduktimi i papunesise ne 10%, duke llogaritur si te punesuar edhe ata, qe sipas standartit te Organizates Nderkombetare te Punes (ILO), punojne 15 ore ne jave ne bujqesi.

Nuk besoj se ndokush ne kete forum apo jashte tij i vlereson keto fjale si valium apo ninulla per te rene ne gjumin e lumturise. Perkundrazi, qe nga ky forum i larte i Partise e deri ne organizaten socialiste prane qendres se Lekbibajt apo Konispol, qe nga Kryetari i Partise e deri tek anetari dhe simpatizanti me i ri i saj, qe nga drejtuesit politik ne qeveri e deri tek keshilltaret komunale, burra e gra, te rinj e veterane te ndezim tani motorat e punes dhe ta mbajme frymen ne diten e zgjedhjeve te shpalljes dhe te certifikimit te rezultatit tone fitues.

Ketij aksioni dhe reaksioni zinxhir me shperthim pozitiv i sherben kalendari politik i vitit qe miratojme sot. Detajimi qe do i behet atij nga çdo sektor, komision dhe strukture politike e partise ne qender dhe ne baze deri ne nivel të organizates prane qendrave te votimit.

Konkurimi elektoral i vitit 2005 i ka te gjitha shanset dhe garancite per te sjelle ringritjen perfundimtare te institucionit te zgjedhjeve qe shkaterroi Berisha, per ta sjellë ate ne parametrat normale nderkombetare.

Siguria jone ne zgjedhjet e ardheshme dhe tek fitorja e tyre bazohet, siç e thashe, jo vetem tek vendosmeria jone per ta modernizuar Shqiperine dhe per ta bere ne menyre te pakthyeshme pjese organike te realiteteve euroatlantike, por ne radhe te pare tek gjithçka qe kemi treguar se dime te bejme. Kjo nuk do te thote se nuk kemi probleme ende per te perballuar dhe zgjidhur. Natyrisht qe kemi dhe i njohim ato. Po vazhdojme t'i evidentojme dhe pergatisim programet dhe nderhyrjet e nevojshme sheruese. Megjithate, problemi kryesor qe duhet te perballojme ne keto zgjedhje eshte indiferenca, abstenimi, sepse, pavaresisht vleresimeve te analisteve te kafeneve apo zyrave te sondazheve, vleresimet serioze tregojne se partia e Sali Berishes nuk ka asnje pike rritje. Sondazhet tregojne gjithashtu, se elektorati nuk e ka humbur besimin tek ne.

Abstenimi nuk luftohet duke u marre apo duke bere sherre pa substance me njeri-tjetrin. As dhe duke ndare zyrat bosh per 6-muajt e fundit. Ka edhe midis nesh qe kane nisur ta kene shume kollaj te besojne shpifjet e ndyra te opozites kunder nesh si force politike, veçanerisht ato per korrupsionin. Prandaj degjohen te thuhen edhe andej ketej ne gjirin e socialisteve se nuk ka çu ben Berisha, por ata hane vetveten.

Sigurisht, Fatos Nano nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre Kryetari dhe Kryeministri i hajduteve. Une jam Kryeministri i votuar per t'i sherbyer sebashku me ju 3 milion shqiptareve te ndershem, qe i gezohen prones dhe punes se tyre. Une jam Kryetar i dhjetra mije militanteve socialiste dhe progresiste, qe me shume se pasuri kane zemer, kane vlera, kane ndergjegje, kane energji, kane vendosmeri per te mos lejuar me voten legjitime te rikthehet ne pushtet e keqja me emrin Berisha, prandaj kane dhe kredon per te bindur gjithe elektoratin shqiptar qe do progresin e metejshem.

Tashme eshte fakt se disa hajdute nga radhet tona iken vete, disa te tjere i kemi hequr ne, duke i çuar deri ne ndjekje penale apo duke u dhene denime administrative. Natyrisht qe ende ka qe kane mundur te na fshihen, por do ti zbulojme dhe ndeshkojme politikisht dhe ligjerisht, mbi baze faktesh dhe jo thashethemesh.

Sikurse e dini kam patur rastin qe ne mbledhjen e qeverise dhe te kryesise se para dy diteve, te adresoj serish nje numer kritikash, madje te ashpra, per te permiresuar efektivitetin e punes ne ekip dhe per te rritur pergjegjesine politike te çdo perfaqesuesi. Nuk eshte hera e pare qe kjo gje ndodh ne partine tone te hapur dhe prandaj nuk ka ndonje drame qe fshihet pas saj.

Ne kemi me shume se shtate vjet ne pushtet dhe ne keto shtate vjet kemi fituar eksperience dhe besim se mund te realizohet edhe me shume kohezion dhe solidaritet te ekipeve, edhe me shume rezultate ne modernizimin e atdheut tone te dashur. Ne nuk mund te fshehim se jo gjithkush eshte ne gjendje ta mbaje ritmin e larte te puneve per nje kohe te gjate. Siç e kam thene edhe here tjeter, ne nuk mund te pranojme qe lodhjen personale te individeve, velisjen nga pushteti ata tia transferojne mbare partise apo te infektojne kesisoj edhe elektoratin, duke percjelle tek ai imazhe te shtremberuara te puneve. Kjo nuk do te thote aspak se ne do te fillojme gjuetine e shtrigave, klasifikimet në "tanet" dhe të "atyre", apo se do te ringjallim luften e klasave! Aspak. Behet fjale thjesht dhe qartesisht per ta zgjeruar pa nderprerje rrethin e njerezve te afte, qe bashkepunojne ne dobi te progresit me ne. Askush nuk eshte i tepert ne ecjen tone perpara. I tepert apo i manget eshte vetem ai, qe i konsideron te tjeret te tepert dhe te panevojshem.

Prandaj, perballe lukunise se shpifjeve te te babeziturit per pushtet Berisha, ne duhet te rigjallerojme dhe forcojme ate karakteristike te vyer te socialisteve dhe progresisteve, solidaritetin, per te mos lejuar qe trupi, fronti dhe antikorpet tona te cenohen dhe te vene nwn ethe organizmin e shendoshe qe na mban ne rolin e protagonistit politik te vendit. Opoziten nuk e ha meraku per te luftuar korrupsionin tone. Ajo kerkon te vije ne pushtet per te realizuar korrupsionin e vet, i cili eshte rishfaqur kudo qe ka marre ne dore trupa vendimarrese ne nivele lokale. Kete korrupsion shqiptaret e kane provuar si perfundon: me shkaterrimin e kursimeve te tyre dhe te vete shtetit. Opozita ka nge dhe kohe sa te doje qe te merret me shpifje te tilla, duke menduar se keshtu ia del te preke socialistin apo zgjedhesin e thjeshte.

Perballe kesaj strategjie, si pjese e antikorpeve te barrikades antiberisha dhe antikorrupsion qe kemi ndertuar dhe qe funksionon, secili duhet te shfaqet, te mbroje veten dhe shokun ne solidaritet parimor, i cili duke na karakterizuar gjate gjithe jetes sone politike na ka sjelle deri ketu si fitimtare.

Avazit apo ngese se opozites, apo te OJQ-ve parapolitike te rekrutuara prej saj per tu marre me shpifje, mohime dhe denigrime te zhvillimit dhe progresit, ne do te vazhdojme ti pergjigjemi duke ruajtur qetesine dhe duke rritur ritmet e reformave, te cilat nuk duhet te nderpriten as ne zgjedhjet e veres 2005, per t'i thelluar ato me nje ritem te ri deri te pakten ne vitin 2009.

Misioni dhe vizioni yne, morali, kapacitetet dhe energjite tona njerezore dhe politike i garantojne arritjet e derisotme dhe na sigurojne besimin per ta integruar perfundimisht Shqiperine ne familjen e madhe evropiane. Prandaj kater vjetet e ardhshem te qeverisjes dhe reformave ne Shqiperi, pasi sheruam plaget e Berishes dhe historise para tij, duke e sjelle Shqiperine ne normalitet, jane kater vjet te modernizimit perfundimtar te Shqiperise dhe te sjelljes se saj ne drejtimet themelore ne standartet e botes europerendimore.

Pikerisht ne emer te ketij modernizmi, edhe programet tona kane nevoje te persosen, te detajohen, te personalizohen dhe te behen me te prekeshme per çdo qytetar dhe fshatar te vendit. Me programe si keto qe po hartojme dhe do i paraqesim ne Kongresin elektoral, ne duhet te hyjme ne mendjen, te prekim interesat e çdo individi, te çdo familje, te çdo sipermarresi, te çdo fermeri, te çdo te riu apo pensionisti.

Ne mandatin e pare 1997 - 2001 ne morem angazhime per programe kombetare te shpetimit dhe ringjalljes dhe i realizuam ato.

Ne mandatin 2001 - 2005 ne u angazhuam per te zbatuar strategji kombetare zhvillimi me efekte lokale dhe i realizuam ato.

Ne mandatin 2005 - 2009 strategjite kombetare dhe rajonale e lokale te zhvillimit do shnderrohen ne programe ne dobi te individeve dhe familjeve, ne perfitim direkt te te gjithe shtetasve, gjithnje pavaresisht nga perkatesite politike, krahinore, gjinore, fetare apo moshore.

Kjo strategji dhe ky mision i ri i Partise Socialiste kerkon te vihen ne pune te gjitha energjite politike dhe profesionale qe kemi ndertuar, te konsolidohet eksperienca e mrekullueshme qe kemi krijuar per te thithur edhe me mire kapacitetet e mbare shoqerise ne dobi te programeve reale dhe bindese te vazhdimit te transformimit per integrim.

Momenti dhe sfida elektorale qe kemi perpara kerkon qe edhe debatin qe kemi midis nesh ta orientojme ne dobi te zgjerimit te rrethit te miqve dhe te bashkepunetoreve te zhvillimit dhe jo ta ngushtojme ate. Prandaj duhet te kuptojme se kemi pergjegjesi historike me programin elektoral qe do te paraqesim, me perzgjedhjen e kandidateve tane, qe do te na perfaqesojne me mire dhe garantojne fitoren, duke ruajtur iniciativen politike dhe duke fuqizuar edhe me shume efikasitetin qeverises.

Ne keto kushte, antaresia dhe elektorati yne progresist, mbare populli gjithashtu, kane kohe qe kerkojne nga njerezit tane ne qender, ne rrethe a zona elektorale ti japin fund perpjekjeve per protagonizma dhe bastione personale e klanore, ti shkaterrojne ato per te mobilizuar te gjithe potencialet e disponueshme qe do te vihen ne pune bashke me makinen tone fituese elektorale.

Sfida qe kemi perpara nuk ka nevoje per kapobanda lokale, as per marifetçinj qe dine te rrine ne krye te klanit, por per ekipe elektorale te afta profesionalisht, te orientuara qarte politikisht, qe dine te vleresojne, arritjet, mangesite dhe rezervat per te hartuar se bashku me kandidatet per deputete programe dhe veprime fituese te zgjedhjeve. Ekonomistet, juristet, arkitektet, agronomet, veterineret, inxhinieret, mjeket, arsimtaret dhe pedagoget dhe çdo profesionist i progresit, duhet te angazhohen dhe te grupohen publikisht dhe pa paragjykime per te vjelur çdo gje pozitive nga progresi i realizuar deri me sot ne vend, per te projektuar sa me sakte dhe ne dobi te qytetareve te ketij vendi reformat e reja te zhvillimit e modernizimit, si dhe per te ofruar burimet e nevojshme njerezore e profesionale qe garantojne realizimin e programeve dhe ideve tona per integrim.

Vetem me nje mobilizm te tille, me kete shpirt te hapur dhe bashkepunues, ne do te arrijme te konkurojme me sukses ne tregun e politikes elektorale.

Me nje mobilizim te tille njerezish dhe protagonistesh te progresit ne do te mundemi te projektojme dhe realizojme shtetin e mireqenies se shtetasve; shtetin qe prioritet kryesor ka shtetasin dhe mireqenien e tij ne standarte evropiane.

E gjitha kjo do te thote se qe nga KPD dhe Kryesia e PSSH e deri ne nivel organizate, perfshi Kryesite dhe Komitetet Drejtuese te rretheve, veçanerisht Komitetet e reja te Zonave Elektorale dhe te Keshillave Zonale, brenda ketij muaji duhet te hartojme dhe miratojme programe dhe plane veprimi specifike per çdo grup interesi dhe pjese te territorit ku veprojne.

U kam kerkuar anetareve te Kryesise te PSSH dhe ministrave ne Qeveri te programojne akoma me mire kohen e punes se tyre dhe te ndodhen çdo dite prane bazes se Partise per te realizuar se bashku me te fitoren e sfides se trete elektorale radhazi.

Ne kemi bindjen se djegia e Shqiperise ne vitin 97 nuk ishte rastesi, por produkt i berishizmit te PD, i cili nuk eshte sheruar dhe sot e kesaj dite nga kjo semundje, pavaresisht makiazheve qe ai ben para çdo fushate. Ne keto truke Berisha besohet me pak se Nadiri qe hodhi te tjeret nga Hotel Tirana. Ne e njohim ate. Shqiptaret e njohin edhe me mire dhe nuk besoj se do te pranojne t'i hedhe serish Berisha ne humnere.

Degjoj se argumenti i vetem qe ka Berisha sot, qenka nevoja per ndryshim. Ky nuk eshte sigurisht ndonje lloj arsyetimi programor qe mbeshtetet mbi analizen e ecurise se puneve, ecuri e cila provohet dhe preket çdo dite ne realitetin tone nga qytetaret dhe nga partneret tane nderkombetare.

Ne nuk mund te ngushellohemi dhe te perfitojme (dhe nuk kemi perfituar ndonje gje te madhe) nga paaftesia e opozites se vjeter per te konkuruar. Ne nuk kemi konkuruar asnjehere me ta. Ne konkurojme me sfidat, qe progresi, moderniteti dhe detyrat e integrimit i vënë perpara Shqiperise dhe shqiptareve; ne konkurojme me te ardhmen; Ne konkurojme me vlerat tona me te mira ne hapesirat dhe realitetet moderne qe vazhdojme te ndertojme, te cilat jane shume me konkuruese sesa me pare.

Te dashur miq te progresit,

Duke e mbyllur kete fjale do te percaktoja 3 etapat me te rendesishme ku duhet te perqendrohemi ne kalendarin e veprimeve tona politike dhe elektorale per vitin 2005:

1.Te realizojme nje Kongres pune elektoral, te shkelqyer dhe produktiv;
2. Te fitojme zgjedhjet parlamentare te veres;
3.Te vazhdojme celebrimin e fitores, duke thelluar ritmin dhe dimensionet e reformave te transformimit te Shqiperise moderne evropiane.

Kam besim se do t'i realizojme keto detyra me sukses. Pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›