E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të vecantë Ombudsmanin parlamentar të Mbretërisë së Danimarkës, Hans Gameltoft Hanses. Në fillim të takimit të dy personalitetet v

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite në një takim të vecantë Ombudsmanin parlamentar të Mbretërisë së Danimarkës, Hans Gameltoft Hanses.

Në fillim të takimit të dy personalitetet vlerësuan rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri gjatë pesë viteve të punës së tij dhe efektshmërinë e ndihmës daneze në këtë drejtim. Kryeministri Nano mbështeti dhe nxiti më tej forcimin bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy institucioneve rekspektive.

Kryeministri Nano vuri në dukje ndihmën e Qeverisë daneze, përmes programit DANIDA, kryesisht për forcimin e institucioneve shqiptare, si gjykatat, prokuroria, strukturat e rendit, strukturat e pushtetit vendor, në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin e Drejtësië, etj. Ai tha se tashmë ka një progres të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike në vend, i cili është inkurajues në rrugën e reformave për integrimin në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij, Ombudsmani danez, Hans Gameltoft Hanses përgëzoi Kryeministrin Nano dhe vlerësoi progresin e dukshëm në Shqipëri në funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve demokratike, si një moment të rëndësishëm në garantimin e vlerave të demokracisë për qytetarët e saj.

Kryeministri Nano dhe Ombudsmani danez, Hans Gameltoft Hanses diskutuan edhe për mundësitë e reja për shkëmbime dypalëshe mes ekspertëve përkatës të zyrave të Avokatit të Popullit në të dy vendet, për projekte të rëndësishme.

Gjithashtu, në këtë takim Kryeministri Nano dhe Ombudsmani danez, Hans Gameltoft Hanses, diskutuan edhe për një projekt rajonal të iniciuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, për ngritjen e zyrave të këtij institucioni në disa qytete të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›