Të dashuruar me teoritë konspirativeNga The EconomistÇdokush në Ballkan është i dhënë pas konspiracioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazsjellësa e baza ushtarake. Sipas disa personave, me tendenca anti-serbe e ruse, këta të fundit janë duke p
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Të dashuruar me teoritë konspirativeNga The EconomistÇdokush në Ballkan është i dhënë pas konspiracioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazsjellësa e baza ushtarake.
Sipas disa personave, me tendenca anti-serbe e ruse, këta të fundit janë duke përgatitur ndërtimin e një baze të maskuar ushtarake në Serbi. Kjo do të ishte baza e parë ushtarake në Europë e Kremlinit, që pas rënies së Paktit të Varshavës, e mund të shihet si një përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në rajon. Çdo shtet rreth Serbisë është në NATO, ose do të anëtarësohet.
Historia e bazës ruse nisi në tetor kur Dmitry Medvedev vizitoi Beogradin. U shpall se do të krijohej një qendër e përbashkët për koordinimin e emergjencave në qytetin serb të Nishit. Vendi parashikohej të ishte një aeroport i papërdorur, i quajtur Konstandini i Madh, sipas perandorit romak të lindur aty.
Partneri rus do të ishte Ministria e Emergjencave, një institucion gjysëm-ushtarak, aktivitetet e së cilës përfshijnë ndërhyrjet në raste katastrofash, por edhe disa shërbime të sigurisë për Rusinë. Kjo ministri ka luajtur prej kohësh një rol në Serbi, për shembull në pastrimin e minave.
Por spekulimet janë shtuar se objektet e Nishit mund të përdoren për spiunazh, ose mund të kthehen për shërbim ushtarak në rast se do jetë e nevojshme. Ajo çka është më fantastike në këtë teori konspirative është se Nishi është afër pikës ku do kalojë gazsjellësi i shumëpërfolur South Stream. Gazsjellësi është një ndërmarrje e përbashkët mes gjigandit rus të gazit Gazprom dhe kompanisë energjetike italiane, Eni. Rruga kalon përmes Detit të Zi, duke bërë që të shmanget Ukraina, e parë si një vend problematik tranzit, dhe gazi dërgohet direkt në Ballkan, Europën Qëndrore dhe në Itali.
Shefi i Emergjencave në Ministrinë e Brendshme serbe, Predrag Mariç, hedh poshtë me forcë çdo lajm se Rusia po ngre tinëz një strukturë ushtarake. Nish nuk do të jetë një bazë ushtarake, insiston ai, duke theksuar se ministria dhe rusët kanë ftuar jo më pak se 11 vende nga rajoni që të marrin pjesë në një konferencë në Beograd këtë muaj, për të diskutuar pjesën e tyre në ngritjen e kësaj strukture logjistike dhe trajnimi në Nish.
Teori të tjera kanë qarkulluar dhe më parë mes bloggersave në lidhje me qëllime të tjera gjeopolitike në rajon. Shumë besojnë se ishte nafta e gazi, e jo shqetësimi për dhunën serbe në Kosovë, që qëndrojnë pas bombardimeve të NATO-s në Serbi (përfshi dhe aeroportin e Nishit), në vitin 1999.
Pas luftës amerikanët ndërtuan kampin Bondsteel, një bazë në gjendje për të mbajtur 7 mijë persona, në Kosovë. Teoritë e konspiracionit thonë se qëllimi i vërtetë i kampit ishte që të siguronte gazsjellësin AMBO, që ka për qëllim të sjellë naftën ruse e kaspike përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë.
Sot, më shumë se 16 vjet pasi u hodh ideja për herë të parë, gazsjellësi AMBO ka mbetur thjesht një vijë në hartë. Bondsteel nuk ka asnjë pistë. Në Kosovë kanë mbetur vetëm 1.400 trupa amerikane. Kur numri total i trupës së drejtuar nga NATO do të zbresë nga 10 mijë që është aktualisht, në 2.300 siç është planifikuar, kampi Bondsteel mund të mbyllet njëherë e mirë.
Aeroporti i Nishit dhe Bondsteel mund të shihen lehtë me Google Earth. Por më vështirë është të gjesh në Google Earth një bazë ushtarake, të hapur në nëntorin e shkuar nga autoritetet serbe, e të quajtur si dublantja e Bondsteel. Ajo shtrihet pranë Kosovës në zonën e Bujanovcit në Serbinë Jugore, vendi i shumë shqiptarëve etnikë. Liderët e këtyre të fundit ankohen shumë për militarizimin e rajonit. Megjithatë, baza serbe nuk mund të mbajë më shumë se 1 mijë burra.
“Nuk kam ndërmend të prish gjumin tim për këtë,” thotë një zyrtar i lartë i NATO. Ai është i vetëdijshëm për praninë e mundshme ruse në Nish, por thotë se nuk është i shqetësuar për implikimet e saj. Nga ana tjetër, Windjet, një kompani ajrorore italiane low-cost, ka nisur fluturimet nga aeroporti Konstandini i Madh.