E Diel, 1 Nëntor 2026

CRCA ngre alarmin mbi dhunen dhe shfrytezimin seksual te femijeve

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA, ngre alarmin në lidhje me rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, të raportuara në media ditët e fundit.

Nisur nga kjo, përfaqësuesja e kësaj qendre Belioza Çoku, shprehet se terri informativ që po shoqëron rastin “Ajdinolli” vetëm po rrit ankthin e publikut të gjerë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual në Shqipëri.

Duke i bërë apel ngritjes se një sistemi funksional të mbrojtës së fëmijëve kudo në Shqipëri, ajo shton se veprime të tilla mund të ndikojnë seriozisht në shkatërrimin e jetës dhe mirëqenies së fëmijëve.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›