Rriten çmimet e apartamenteve në Shkodër

Në 6 muajit e fundit çmimet e apartamenteve të reja në Shkodër janë rritur me 200 euro për metër katëror. Nga 600 euro që ishte vitin e shkuar metri në zonat më të preferuara, sot atë e gjen me 800 euro metri katëror.
Nëse një hyrje apartamenti 2 plus 1 një vit më parë është blerë me 60 mijë euro, sot atë e gjen rreth 20 mijë euro më shumë. Një rritje e cila pritët të mbetet e tillë edhe përgjatë përiudhës së dytë të këtij viti.
Çmimet vlerësohen të larta për të ardhurat e familjeve shkodrane. Shkodranët thonë se blejra tashmë e banesave duket e pa mundur nese ata nuk kanë ndihmë nga emigrantët.
Armando Lohja Agjent Imobilar në Shkodër thotë se rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimit të hekurit dhe gjithë materialeve të tjera të ndërtimit.
Çmimet vlerësohen të larta për të ardhurat e familjeve shkodrane. Shkodranët thonë se blejra tashmë e banesave duket e pa mundur nese ata nuk kanë ndihmë nga emigrantët.
Por ndërsa rritja e çmimeve ka prekur shtresat e ulta dhe të mesme, duket se sektori i ndërtimit po lulëzon. Në Bashkinë e Shkorës mësojmë se janë kryer 88 aplikime për leje ndërtimi. Mes tyre janë miratuar 17 ndërtime, ku 4 janë janë ndërtime shumkatëshe.