E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kreu i Komunitetit Mysliman takon Papa Françeskun në Vatikan

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Dodaj, takoi Papa Fraçeskun.

Në këtë takim kreu i KMSH-së i dhuroi Papa Françeskut një punim me minaren e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, që simbolizon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u diskutua marrëdhënia e shtetit dhe feve, si dhe kontributi i tyre në ruajtjen dhe forcimin e vlerave njerëzore, kryesisht në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›