E Diel, 1 Nëntor 2026

Oferta e socialisteve PD Nuk mund ta pranojme

Mazhoranca ftoi opoziten qe te votoje sot ne seancen parlamentare ligjin per Gjykaten Administrative duke kerkuar qe ai te mos ngaterrohet me debatet politike. Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi u shpreh se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane.


Ftoj edhe nje here grupin parlamentar te Partise Socialiste per te rishqyrtuar vendimin e tij per te bllokuar ligjin e Gjykates Administrative i cili eshte neser sot ne rendin e dites te punimeve te Kuvendit. Ftesa jone eshte e sinqerte dhe e ndershme sepse ajo ka ne thelbin e saj respektin per shtetin ligjor dhe per biznesin shqiptar konsolidimin e sistemit tone gjyqesor si dhe transparencen me te madhe te institucioneve te vendit - u shpreh Patozi.


Sipas kreut te grupit Demokrat ligji per Gjykaten Administrative nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe theksoi se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo amendim te opozites per kete projektligj. Mazhoranca eshte e bindur se nuk ka asnje arsye qe votimi i ketij ligji te kushtezohet me elemente te tjere te debatit politik ne Shqiperi per te cilet ajo eshte njekohesisht e hapur per te bashkepunuar pa asnje paragjykim.


Perfituesit e tij nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Nuk mund ti ndajme ata ne te PD-se apo te PS-se. Grupi parlamentar Demokrat eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo sugjerim te PS-se per Gjykaten Administrative. Jemi te bindur se votimi i ketij ligji duhet bere dhe nuk duhet te ngaterrohet me debatet politike - sqaroi Patozi.

Deputeti i PD-se Patozi deklaroi se Partia Socialiste duhet te konsideroje edhe nje here si shume te cmuar ndihmen e taksapaguesve amerikane qe sipas tij shkon e gjitha ne dobi te persosjes se sistemit dhe ne favor te cdo qytetari shqiptar. Ai shtoi se ky ligj eshte i rendesishem per klimen e biznesit ne vend forcimin e gjyqesorit dhe per partneritetin strategjik.



Kercenimi i nderkombetareve

Ambasada Amerikane nepermjet nje deklarate per shtyp i kerkoi Kuvendit te Shqiperise ti jepte fund bllokimit te ligjit per Gjykaten Administrative ne Kuvend perndryshe do te nderpriteshin fondet per ngritjen e Gjykatave Administrative. Ndersa USAID paralajmeroi klasen politike se nese ligji per gjykaten Administrative nuk do te miratohet deri me 30 shtator ne Shqiperi atehere fondet do te nderpriten.


30 shtatori eshte afati i fundit per miratimin e ligjit te Gjykatave Administrative ne te kundert do te nderpriten edhe investimet - deklaroi Williams. Sipas drejtorit te USAID-it ligji do te forconte edhe me tej shtetin ligjor duke perafruar legjislacionin shqiptar me ate te vendeve te Bashkimit Evropian dhe njekohesisht sipas kreut te USAID do te permiresonte klimen e biznesit duke u bere gur themeli per procese transparente ndersa zgjidh keshtu edhe mosmarreveshjet administrative.



Gjykata Administrative pika e shtate ne kalendar. Interpelance edhe me dy ministra

Ligjet qe presin te miratohen
Projektligj Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative eshte pika e shtate e kalendarit te punimeve per tu miratuar sot. Gjate 60-minuteshit qe eshte percaktuar per diskutimet e lira deputetet e mazhorances do te tentojne qe te bindin koleget e tyre te majte.


Nderkohe edhe vete kryetarja e Kuvendit dy dite me pare nepermjet nje njoftimi per mediat ftoi deputetet e opozites qe te votojne Gjykaten Administrative duke respektuar ne te njejten kohe edhe mandatet qe mbajne. Sipas kryeparlamentares Topalli ligji ka nje rendesi substanciale per biznesin drejtesine dhe transparencen.


Ne programin e punes se miratuar nga Konferenca e Kryetareve jane parashikuar per tu shqyrtuar mbi 20 projektligje qe kerkojne 84 vota. Keto ligje do te vene ne prove bashkepunimin midis demokrateve dhe socialisteve por edhe qendrueshmerine e mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›