Të dërguarit e Venecias e OSBE/ODIHR në Tiranë për reformën zgjedhore
TIRANË- Një delegacion i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe OSBE-ODIHR kanë mbërritur sot paradite në Shqipëri, për të dhënë rekomandimet e tyre në lidhje me ndryshimet në reformën zgjedhore.
Delegacioni i Komisionit të Venecias përbëhet nga 5 anëtarë: Thomas Markert, sekretar i Komisionit të Venecias, ekspertët e Komisionit të Venecias Pieter Van Dijk, Oliver Kask, Konrad Olszeëski, Pierre Garrone, shef i divizionit të zgjedhjeve.
Ndërsa delegacioni i OSBE/ODIHR përbëhet nga 3 anëtarë: Armin Rabitsch, këshilltar i lartë zgjedhor, Richard Lappin, këshilltar zgjedhor, Marianna Skopa ,eksperte Ligjore.
Nesër në mesditë delegacioni i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR do të këtë një konferencë shtypi ku do të informojnë në lidhje me takimet e kryera me përfaqësuesit kryesorë të politikës shqiptare.
DELEGACIONI I KOMISIONIT TË VENECIAS E OSBE TAKOJNË RAMËN
Ora 16:45 Pëfaqësuesit ligjor dhe zgjedhor të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR kanë zhvilluar një takim me liderin socialist Edi Rama në ambientet e Selisë Rozë. Mësohet se tema e takimit ishin ndryshimet në reformën zgjedhore. Ndërkohë ekpertët ndërkombëtarë kanë sugjeruar vetëm rekomandime sa i përket situatës në vend. Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 60 minuta ndërkohë në përfundim të tij palët nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Markert, në një prononcim të shkurtër për mediat ka bërë me dije se nesër në mesditë delegacioni i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR do të këtë një konferencë shtypi ku do të informojnë në lidhje me takimet e kryera me përfaqësuesit kryesorë të politikës shqiptare. Në përfundimtë vizitës së delegacionit ndërkombëtar në Shqipëri do të publikohet edhe një raport me rekomandime për situatën në Shqipëri.
MARKERT: DETYRA JONË, REKOMANDIME PËR TË ARDHMEN
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, sekretari i Komisionit të Venecias Thomas Markert, deklaroi se ndodhen këtu për të dhënë rekomandime, ndërsa shtoi se do të kenë takime me krerët e shtetit, përfshi këtu takim edhe me përfaqësuesit e PS.
“Jemi këtu për të parë cfarë mund të bëhet në të ardhëmen për përmirësimin e kuadrit të reformës zgjedhore. Ne do të kemi shumë takime sot“, tha ai.
Markert shtoi se opinioni i Venecias për Shqipërinë do të adoptohet në takimin e ardhshëm, pasi të jenë dëgjuar edhe palët politike. Duke theksuar edhe njëherë se ky delegacion është këtu për të rekomanduar, Markret nënvizoi se, “Nuk do të bëjmë vlerësime për të kaluarën”.
HAXHINASTO: REKOMANDIMET, PIKA JONË E REFERENCËS
Gjatë konferencës së përbashkët kreu i diplomacisë shqiptare, Haxhinasto tha se rekomandimet e OSBE-ODIHR do të jenë pikë reference për reformën zgjedhore. Ai shtoi se bashkëpunimi për këtë reformë do të vazhdojë.
“Folëm për të ardhmen, për bashkëpunimin për sa i takon zbatimit të rekomandimeve të raporteve të ODIHR-it për zgjedhjet. Këto rekomandime do të jenë pika jonë e referencës për reformën zgjedhore në të ardhmen, të cilën e kemi konceptuar si një proces të hapur, një proces që bëhet në kohën e duhur, i cili adreson pikërisht këto rekomandime. Kam gjetur mirëkuptimin e plotë nga përfaqësuesit e Komisionit të Venecias dhe të ODIHR-it, që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që Shqipëria të jetë modeli i standarteve më të larta për organizimin e zgjedhjeve”, tha ai.
(m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Të dërguarit e Venecias e OSBE në Tiranë për reformën zgjedhore