Të dhënat për buxhetin e vitit 2009: ARMO ka shkaktuar evazion fiskalNga TemaShteti është dorëzuar gjatë këtij viti që po lëmë mbrapa përpara Rezart Taçit. Të ardhurat nga akcizat kanë qenë shumë më të ulëta se plani i parashikuar nga qeveria dhe kjo
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Të dhënat për buxhetin e vitit 2009: ARMO ka shkaktuar evazion fiskalNga TemaShteti është dorëzuar gjatë këtij viti që po lëmë mbrapa përpara Rezart Taçit. Të ardhurat nga akcizat kanë qenë shumë më të ulëta se plani i parashikuar nga qeveria dhe kjo pranohet dhe nga vetë zyrtarët e qeverisë.
Ish-zëvendësministri Financave, Sherefedin Shehu, tha mbrëmë në emisionin “Faktori Plus” se ka rënë akciza e naftës. Ai pranoi se problem janë prodhuesit vendas, d.m.th., ARMO, që nuk kanë pasur matës të vendosur. Por dhe vetë projektbuxheti i vitit 2010, i dorëzuar në Kuvend, flet për dështim me akcizën gjatë vitit 2009.
“Të ardhurat nga akciza arritën në rreth 25.9 miliardë lekë nga 33 miliardë lekë të planifikuara, duke realizuar planin me vetëm 78.54% ose 7 miliardë lekë më pak se parashikimi. Të ardhurat nga akciza kanë pësuar një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë, me rreth 1.1 miliardë lekë ose 4.3%”, - thuhet në analizën e të ardhurave për buxhetin e vitit 2009.
Disa ditë më parë, drejtuesit e lartë të shtetit, në përpjekje për të mbrojtur Taçin, u shprehën se kanë arritur të mbledhin akcizën më shumë se një vit më parë duke harruar që kanë pa realizuar mbi 20% të planit.
Vetë tatimorët bllokuan aktivitetet e Taçit duke deklaruar se ai nuk kishte deklaruar sasitë që prodhonte dhe tregtoheshin. Policia e Shtetit iu kundërvu tatimorëve në aksionin e tyre.
Disa ditë më pas, drejtori i Tatimeve në Fier, që ndërmori aksionin, u largua nga puna dhe tatimorët në Tiranë deklaruan krejt të kundërtën, duke thënë se Taçi kishte vonuar nja dy javë pagesat.