Të dhënat për diagnostikimin e sëmundjeve endokrine

Pas 3 muajve nga vënia në funksionim të aparaturës “Gama kamera” në QSUT, ka të dhëna mbi diagnostikimet e para. Deri tani, janë parqitur 2000 pacientë të prekur nga sëmundjet, që kanë të bëjnë me tiroidet, patologji të tjera endokrine, dhembje të kockave, diabetin apo trajta tumoriale në organizëm.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Jakao Amano, dhuruesi i kësaj aparture ishte i pranishëm në QSUT, në një takim me kreun e shëndetësisë Petrit Vasili dhe drejtorin e Qendrës Spitalore, Saimir Ivziku.
Amono siguroi se do të këtë investime të tjera, të apraturave në spitalet shqiptare. Kjo aparaturë diagnostikuese e dhuruar 3 muaj më parë, është unike për diagnostikimin e problemeve endokrine.