E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri –Potts: “Australia vlerëson dialogun”

“Australia mbështet fuqishëm perspektiven euroatlantike të Kosovës”. Kështu deklaroi ambasadori i Australisë në Vienë, z. Michael Potts, i cili është edhe ambasador jo rezident për Kosovë, gjatë një takimi të mbajtur me zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri.
 

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, sikurse u fol dhe për arritjet dhe sfidat e Kosovës në shtetndërtimin demokratik.
 

Po ashtu, ambasadori vlerësoi dialogun teknik dhe përshëndeti marrëveshjet e arritura, ndërsa u vlerësua rëndësia e dialogut për forcimin e marrëdhënieve rajonale. “Dialogu kontribuon në stabilitetin dhe paqen në rajon dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është theksuar në takim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›