E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dielën një pjesë e Prishtinës pa rrymë

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar se të dielën nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 do të shkyçen linjat e tensionit të lartë 110 kV LP 1807 dhe LP 1808 që lidhin nënstacionet 220/110 kV Kosova A me NS 110/10 (20) kV Prishtina 5.

Sipas KOSTT-it, shkyçja bëhet me kërkesën e kompanisë Bechtel & Enka, e cila do të bëjë zhvendosjen e këtyre linjave, në kuadër të projektit për ndërtimin e Autostradës- Ibrahim Rugova.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, sipas KOSTT-it, qytetarët që furnizohen nga NS Prishtina 5 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (gjithsej 15 MW)./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›