Te dielen zgjedhjet parlamentare ne Mal te Zi

Të dielën zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në këtë ish-republikë jugosllave, prej gati 22 vjet me radhë është në pushtet Partia Demokratike Socialiste. Por duket se gjërat do të ndryshojnë.
Shteti më i vogël i ish-Jugosllavisë, me më pak se 650.000 banorë, është ndarë nga Serbia dhe ka shpallur pavarësinë në vitin 2006. Mali i Zi nuk i përket zyrtarisht grupit të eurozonës, por përdor euron si monedhë zyrtare. Euro është futur në përdrim në vitin 2002, në kohën kur Mali i Zi ende ishte pjesë e shtetit të përbashkët me Serbinë. Euro është futur në përdorim pa lejen e Brukselit.
Fituesi i zgjedhjeve të treta pas shpalljes së pavarësisë do të ketë para vetes shumë probleme serioze. Rroga mesatare në Mali të Zi është vetëm 480 euro, ndërsa kostot për një familje normale janë dyfish më të larta. Papunësia është shumë e lartë. Ndërkohë që po rriten edhe inflacioni dhe deficiti buxhetor. Pabarazia sociale është më e theksuar se në asnjë vend të tjerër evropian. Dallimi mes të varfërve dhe të pasurve është më i madhi në Evropë.
Probleme shumë serioze ka dhe në rrafshin politik. Qytetarët të cilët në vitin 2006 kanë votuar kundër pavarësisë sot janë të bindur se "pavarësia ishte rruga më e mirë" por "problemi është që kjo rrugë nuk po kalohet me shpjetësinë e pritur", pohon eksperti Zoran Raduloviq. Sipas tij, Mali i Zi ka ende mangësi të mëdha në sektorin e demokracisë dhe shtetit juridik.
Prej fillimit të viteve 90-të, ky vend qeveriset nga Partia Demokratike Socialiste). Figura kryesore e saj është Millo Gjukanoviq, i cili gati tërë kohën ka qenë në krye të kësaj republike. Para dy vitesh ai ka dhënë dorëheqje nga pozicionet e larta të shtetit, por edhe më tej konsiderohet si figura kryesore në këtë vend. Bashkëpuntori i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit është distancuar nga politika e ish-autokratit serb. Por Gjukanoviqi akuzohet për shoqërim me shumë persona të përndjekur për korrupsion dhe vepra tjera kriminale.
Megjithatë shanset e opozitës kësaj radhe janë më të mëdha se herave të tjera. Kjo s'ka të bëjë vetëm me organizimin e saj më të mirë, por edhe me paknaqësinë e malazezëve me gjendjen.
Forca më e madhe opozitare është blloku "Fronit Demokratik" që udhëhiqet nga ish-ambasadori jugosllav në Romë Miodrag Lekiq. Qëllimi i opoztiës është "transformimi politik, ekonomik dhe social i Malit të Zi", që është një detyrë shumë e vështirë.
Në qendër të bisedimeve janë edhe më tej luftimi i korrupsionit, pavarësia e organeve juridike, keqpërdorimet e policisë dhe shërbimeve sekrete për qëllime politike etj.
Edhe më tej dy të tretat e malazezëve mbështesin integrimin e vendit të tyre në BE.