Të drejtat e jetimëve, Av. i Popullit: Më shumë angazhim
Tashmë reth 31.000 jetimë shqiptarë kanë edhe përkrahjen e Avokatit të Popullit, kjo falë një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar mes Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimeve Shqiptarë me institucionin e Avokatit të Popullit, me qëllim përmirësimin e statusit social të shtresës së jetimëve në Shqipëri.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, u shpreh se duhet një bashkëpunim institucional me organet e tjera kompetente për të riformuluar ligjin për fëmijët jetimët shqiptarë.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka si qëllim forcimin e zbatimit të legjislacionit, politikave të reja, në fushën e rritjes së cilësisë së shërbimeve, për ndalimin e dhunës, diskriminimit dhe paragjykimit ndaj jetimëve shqiptarë.