Kepi i Rodonit, rrugë e re për banorët e turistët
Për të shkuar në kepin e Rodonit, thesarin natyror ende të pazbuluar mirë, të kushton më pak kohë dhe mund, sepse rruga e re tashmë është plotesisht e kalueshme. Një pjesë e asfaltuar dhe një pjesë e lënë në çakull po e pajisur me sinjalistikat rrugore dhe një gjatësi mbi 5 km, kjo rrugë lidh fshatrat Fushë Drac-Shetaj më Kepin e Rodonit. Banorët e fshatit Fshetaj thanë se më parë ky segment ka qënë i pakalueshëm.
"Kjo ka qënë një rrugë e pakalueshme, disa nga automjetet që vinin vendosnin zinxhire ne dimer. Ndërsa tani falë kësaj ndëryrje kjo rrugë është plotësisht e kalueshme"u shpreh një nga banorët e zonës.
Ky investim është bërë nga Qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Rruga e re të con deri në kepin e Rodonit, në afërsi të kalasë së “Skëndërbeut”. Benet Beci, drejtuesi i Fondit Shqiptar i Zhvillimit, detajon vendet ku janë kryer ndëryrjet.
“Ne kemi arritur në investojmë në një nga zonat më të bukura turistike. Ne kemi bërë ndërhyrje përgjatë fshtrave për të ardhur në kepin e Rodonit, jo vetëm për pushuesit por edhe turistët që duan të mësojnë më tepër për trashegiminë historike dhe kulturore” shpjegoi Becaj.
Por në këtë zonë janë të shumtë banorët që luten në kishën e “Shën Ndout”, pak metra në pak distancë nga kepi i Rodonit. Kjo pasuri natyrore, me invesitimin e bërë tashmë po shton edhe numrin e pushuesve.
“Është hera e parë që vimë këtu, jemi nga Durrësi. Kemi ardhur të pushojmë familjarisht, deti i pastër. Pas plazhit do të hymë edhe në kishë” u shpreh një nga pushuesit.
Investimi për këtë rrugë arrin shifrën e 278 milion lekëve dhe ju vinë në ndihmë 5500 banorë të këtyre zonave.