E Diel, 1 Nëntor 2026

At Nikolla Marku: Do i kërkoj Berishës të përjashtojë Janullatosin nga ceremonia e 28 Nëntorit

Kleriku elbasanas, At Nikolla Marku, ka kërkuar që kryepeshkopi Janullatos të mos drejtojë meshën me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në katedralen Ngjalla e Krishtit në Tiranë.

At Nikolla Marku tha se do i kërkojë qeverisë Berisha të përjashtojë Janullatosin nga ceremonia.

Drejtimi i meshës nga ana e tij është një fyerje jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë shqiptarët, pasi kryepeshkopi Janullatos nuk dëshiron festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Janullatos kërkon që Greqia të aneksojë të ashtuquajturin Vorio Epir dhe të rrëmbejë një pjesë të detit të Shqipërisë, tha At Nikolla Marku.

Do të ishte absurde dhe një nga vendimet më provokuese dhe më të papërgjegjshme që një kalë troje si kryepeshkopi grek, të angazhohej me bekimin e qeverisë shqiptare në ceremoni të tilla brenda familjes shqiptare. Ai nuk duhet të jetë pjesë e ceremonive të tilla, pasi ai dhe shteti i tij jo vetëm që vazhdojnë të bëjnë përpjekje për copëtimin e Shqipërisë, por janë mobilizuar së tepërmi edhe për helenizimin e kulturës tonë me të gjitha format, vijoi At Nikolla Marku.

Ai thotë se meshën për 100 vjetorin e Pavarësisë do e organizojë Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›