Të drogohesh nga çokollata
Maria është një vajzë 17-vjeçare shumë e ëmbël, por me një sëmundje të veçantë. Prej disa ditësh nuk shkon në shkollë. Në mëngjes del rregullisht nga shtëpia, kalon kangjellat e shkollës, hyn në supermarket, blen lloj lloj çokollatash, dhe hyn në kopshtet publikë, për ti ngrënë me qetësi. Di që ndihet keq, konfuze dhe në ankth. Çokollata është një ilaç i ëmbël, një rikthim i thjeshtë për në fëmijëri. Ka mundësi që të kuptosh që je i varur prej saj vetëm kur nuk mund të bësh dot pa të, si një duhanpirës në kërkim të dëshpëruar për cigare.
Mund të bëhesh i varur nga çfarëdolloj gjëje, madje dhe nga çokollata. “Çokollatizmi” (nga anglishtja chocoholism), ose varësia nga çokollata, është një shqetësim që mund të kalojë në abuzim.
“Edhe pse pak e njohur, “çokollatizmi” është një fenomen me dimensione shumë të mëdha në botë, sidomos në vendet e perëndimit” – tha Giancarlo Colombo, shkencëtar në Institutin e shkencave Cagliari.
Femrat janë të varura në 40% ndërsa meshkujt 15%.
Studimi për efektet e varësisë së çokollatës, kanë zbuluar se njeriu mund të ketë obsesion ndaj saj, duke patur nevojë gjithmonë e më shumë.