E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, digjen shtëpitë, humb jetën një foshnje

Është djegur i gjallë në banesën e tij fëmija 3-vjeçar nga fshati Golaj i rrethit të Hasit. Një zjarr i madh ka përpirë në orët e para të mëngjesit shtëpinë e Agim Loshajt dhe më pas të vëllait të tij Besnik Loshaj. I vogli i familjes së Agim Loshajt i cili mendohet të ketë qenë i vetëm në shtëpi është djegur brenda. Pjestarët e tjerë të familjes kanë qenë jashtë duke punuar tokat.  Zjarri mund të ketë ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik. Zjarrëfikset të cilat janë njoftuar për ngjarjen kanë mundur të arrijnë pas një orë e gjysmë për shkak të largësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›