Të dyshuar për vrasjen e Salkovicit, dy policë serbë

Dy policët serbë, Jugoslav Petrovic dhe Radomir Delic, të arrestuar dy ditë më parë në Beograd, janë të dyshuarit kryesor edhe për vrasjen e përfaqësuesit të boshnjakëve të Leposaviqit, Sefko Salkovic, dhe plagosjen e Edin Islamovicit, më 8 dhjetor, në fshatin Podstenje të Leposaviqit.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë kanë theksuar se policia është duke i kryer hetimet rreth vrasjes së liderit boshnjak të Leposaviqit, dhe se hetimet janë në rrugë të mbarë për tu zbardhur.
Dy policët serbë, njëri nga të cilët pjesëtar i xhandarmërisë serbe, gjatë luftës në Kosovë kanë qenë pjesëtarë të Njësive të Veçanta të Policisë së Serbisë, me të cilat ka drejtuar vrasësi i shumëfishtë Milorad Ulemek Legija.