E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi: Më parë Serbia të njohë Kosovën si shtet


"Kosova nuk duhet të hyjë në bisedime më Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh si shtet" ka deklaruar aktivisti i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në komentet që ka bërë për raportin e Dick Martyt, ai ka thënë se akuzat e tij janë përpjekje të kota për të njollosur luftën e UÇK-së, duke shtuar se hetimet për krime lufte duhet të zgjerohen e të shkojnë në Serbi.

"Kosova nuk duhet t`u jap shumë rëndësi raporteve të paguara nga Serbia, por duhet të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve të brendshme.

Raporti i Dik Martit duhet të hetohet në Serbi, sepse mundësitë për krime kanë qenë në Serbi e jo në Kosovë", ka thënë Demaçi në një intervistë për mediat kosovare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›