Thaçi: Ahmeti do të marr dënimin e merituar nga populli
Ky ishte viti më fatkeq, më i dëmshëm dhe më negativ për shqiptarët e Maqedonisë në 20 vitet e fundit.Kështu ka deklaruar Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në takimin e fundit me gazetaret.
Sipas tij, e gjithë kjo fatkeqësi ka një të mirë, sepse gjithmonë kur shqiptarët e Maqedonisë pësojnë këto goditje, PDSH-ja, forcohet dhe e merr veten, dhe ky është viti më i mirë për PDSH-në.
Ai me tej tha se, Qeveria e Maqedonisë ka dështuar edhe në planin e eurointegrimeve.
“Përfundimisht, qeveria e Maqedonisë, me këtë politikë, që ka drejtuar vitin e fundit, mori një vulë negative për proçeset drejt NATO-s dhe Unionit Evropian”, u shpreh Thaçi.
Kreu i PDSH e cilësoi si të jashtëzakonshme dhe historike, zbulimin e dokumenteve sekrete të cilët sipas tij vërtetojnë se drejtuesit e konfliktit të 2001 dhe drejtuesit e BDI-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave.
“Ky njeri me një mijë maska, ky njeri dhe ky zotëri me një milion fytyrë vazhdon të sillet se kjo është një film me seriale të shumta, vazhdon të sillet në atë mënyrë se kjo nuk do të merr fund, jo, jo, kjo ka marrë fund, e kërkove zotëri të zezën mbi të bardhë dhe e fitove të kaltër mbi të bardhë. Nuk ka kurrfarë dilemash, se shqiptarët e Maqedonisë, do të japin dënimin e merituar nëpërmjet votës së lirë”, theksoi Thaçi.