Të dyshuarit për vrasjen e Zymberit - në listën e Interpolit

Pas kërkesës së bërë nga UNMIK-u, Interpoli ne ueb-faqe ka publikuar fletarrestet ndërkombëtare për Ratomir Bozoviç, Radovan Radiç, Milovan Vlaskoviç, Slobodan Vuçiniç dhe Dusan Jovanoviç.
Lëshimin e fletarrestim ndërkombëtar e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin edhe zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.
“UNMIK-u është autoriteti i vetëm në Kosovë që të bëjë kërkesa të tilla”, ka thënë ai.
“UNMIK-u ka kërkuar të enjten nga Interpoli që të lëshoj fletarreste ndërkombëtare për këta persona, pasi janë pranuar nga EULEX-i të gjitha dokumentet e nevojshme juridike”, ka thënë Salgado.
I papërfshirë në listën e Interpolit mbetet Ratomir Kasaleviç. Mospërfshirja e tij mbetet enigma.