E Diel, 1 Nëntor 2026

Të eksportosh politikën e Obamës, rasti i G99Nga Erin MazurskyIsha ftuar në Shqipëri për të ndihmuar G99, partinë e formuar rishtas, që të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si shqiptarët mendonin dhe bënin politikë. G99 lindi nga një lëvizje rinore

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Të eksportosh politikën e Obamës, rasti i G99Nga Erin Mazursky

Isha ftuar në Shqipëri për të ndihmuar G99, partinë e formuar rishtas, që të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si shqiptarët mendonin dhe bënin politikë.

G99 lindi nga një lëvizje rinore për demokratizim në Shqipëri - në vitin 2005, si një përgjigje ndaj korrupsionit galopant në vend.

Të frymëzuar nga qasja “Po, ne mundemi” në Amerikë, G99 dëshironte të provonte një organizim sipas modelit Obama për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Pasi kisha shpenzuar një pjesë të mirë të pesë viteve në organizim politik në nivele të ndryshme, përfshi këtu dhe fushatën elektorale të Obamës në Florida për zgjedhjet e përgjithshme, erdha për të ofruar perspektivën dhe eksperiencën time për fushatën e G99.

Isha krenar që do të ndihmoja misionin e tyre. Pas dekadash shtypjeje dhe korrupsioni, pesimizmi kishte ngritur monopolin e tij në vend. G99 e kishte kuptuar se ata nuk mund të arrinin një demokraci të plotë, derisa shqiptarë ta shihnin veten e tyre si aktorë të ndryshimit dhe mbajtës përgjegjësish.

Duke synuar një demokraci më të fortë përmes pjesëmarrjes në procesin politik, hapeshin perspektiva për njerëzit që të mbanin të përgjegjshëm zyrtarët e zgjedhur, diktoheshin debatet dhe përballeshin nevojat e komunitetit.

Por organizimi kërkonte vullnetarë dhe ndërtim të komuniteteve, dhe vullnetarizmi kishte qenë i detyrueshëm gjatë 45 viteve komunizëm. Duke shëtitur përmes rrugëve të mbuluara me plehra, godinave publike të mbuluara me grafiti, për të cilat përgjegjës dikur ishte regjimi komunist, e kupton se pse shumica e shqiptarëve e ndjejnë mungesën e përgjegjësisë në komunitetet e tyre.

Këto realitete të shkuara politike e mbajnë peng gjeneratën e vjetër të Shqipërisë. Por të rinjtë e çliruar e kuptojnë të kaluarën, por nuk e shohin vendin e tyre siç është, por siç duhet të jetë. G99 kërkonte të ndryshonte këtë gjë. Anëtar pas anëtari të G99 më thanë mua se si ata mbërritën tek organizata duke pyetur: Pse nuk mund të bëhet më mirë Shqipëria?

Kjo ishte gjëja e parë që kishin në mendje ata që ndihmuan presidentin Obama të zgjidhet, shumica e të cilëve ishin poshtë moshës 30-vjeçare.

“Brezi i mijëvjeçarit” siç quhet, i përbërë nga ne që kanë lindur mes 1978 e 2000, ka marrë formë nga një qasje demokratike ndaj informacionit dhe përvoja e të rriturit në një botë në tranzicion, pas Luftës së Ftohtë. Ne kemi qëndrim politikisht të motivuar, më optimist dhe më novator për të bashkuar botën rreth nesh. Ne jemi post-ideologjikë dhe pragmatikë. Dhe diçka, nën moshën 30 vjeç është mbi 50 për qind e popullsisë së botës.

Shumë shqiptarë punojnë për t’u larguar nga vendi, jo për ta ndryshuar atë. Rinia e G99, megjithatë, ndjeu përgjegjësinë ta përmirësonte vendin e saj dhe me 50 për qind të popullsisë nën 28 vjeç e dinë se ata janë të vetmit që mund ta bëjnë këtë. Por, të dish se Shqipëria duhet të ecë më mirë dhe të dish si ta realizosh vizionin, janë gjëra të ndryshme.

Ne bëmë më të mirën. Unë ndihmova në trajnimin e vullnetarëve dhe i pashë në terren, ku gjenin përkrahje e frymëzonin të tjerët me misionin e tyre. Ata punuan pa u lodhur dhe pa precedent, i vetmi shembull frymëzimi ishte njohja e mjegullt e fushatës së Obamës që ata morën - tërthorazi - përmes meje dhe gazetave.

Në fund, G99 nuk e përmbushi pritshmërinë dhe synimet e saj, me më pak se një për qind nuk u përfaqësua në parlament. Rezultatet e dobëta unë nuk i shikoj si dështim në misionin e G99, as si mungesë aplikimi i modelit Obama jashtë SHBA. Më tepër e shikoj si leksion të rëndësishëm në ndërtimin e demokracisë. Modeli i përgjithshëm i Obamës - duke krijuar demokraci pjesëmarrëse me organizmin e komunitetit - është i aplikueshëm, por vetëm në mënyrën e duhur. Formimi i mileniumasve dhe energjia do të jenë të rëndësishme, vetëm nëse mbështeten dhe u jepet drejtimi dhe instrumentet e duhura për të arritur sukses.

G99 thjesht ka nevojë për kohë, trajnim, një strategji dhe burime më të mira. Ata mund të kenë një rrjet global liderësh të rinj që bëjnë të njëjtën punë, të fitojnë nga suksesi i njëri-tjetrit - nga Shqipëria në Turqi, Vietnam dhe SHBA. Suksesi përfundimtar nuk vjen pas një fushate, por do të vijë, nëse ndërtojnë me suksese të vogla. Ndërsa mjete si Facebook vazhdojnë të na japin një platformë të përbashkët, ne kemi punë për të krijuar një gjuhë të përbashkët. Ndërsa gabimet e shokëve tanë dhe e shkuara jonë na mësojnë se çfarë nuk duhet të bëjmë, ne duhet të punojmë bashkë për të mësuar se çfarë të bëjmë. Këto leksione dhe kjo gjuhë nuk gjenden as në misionet më të larta dhe idetë më të mëdha.

Ne jemi në çip të një mundësie të madhe për të grumbulluar fuqinë e një brezi, të ripërkufizojmë mënyrën si lidhemi me njëri-tjetrin dhe qeverinë tonë dhe të përballemi me sfidat tona më të fuqishme. Por kjo dritare mundësie është relativisht e vogël. Sigurisht, gjithmonë do të ketë të rinj të etur për fuqi, por brezi i mileniumit po piqet dhe, duke parë shifrat, do të përcaktojë tonin politik në shumë vende të botës në 40 vitet e ardhshme. Këta janë liderët e ardhshëm të botës dhe ne duhet të garantojmë që ata kanë mjetet për të përkthyer “Ne mundemi” në zgjidhje reale për sfidat më të forta të së sotmes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›