E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të emëruarit, në dispozicion për çdo të papritur

30/03/2011  KQZ miraton listën e emrave në KZAZ, zëvendësohen vendet në Kuvend

Në rast se komisionerët e opozitës tërhiqen më 8 maj, KQZ ka gati të tjerët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhe propozimin e Partisë Socialiste për anëtarët e KZAZ-ve në të gjithë vendin, me katër vota pro dhe pa prezencën e anëtarëve socialistë. Më herët ishte kryetari i KQZ, Arben Ristani, që lajmëroi dorëheqjen e anëtarëve të emëruar nga shoqëria civile, dhe zëvendësimin e tyre me komisionerët e propozuar nga Partia Socialiste dhe PBDNJ. Ndërkohë KQZ ka miratuar dhe buxhetin për komisionarët, të cilët u dorëhoqën pas propozimeve nga ana e PS. Këta të fundit do të qëndrojnë në dispozicion të KQZ dhe do të paguhen me 20 deri në 25 mijë lekë në muaj, që nga momenti që dhanë dorëheqjen dhe më mbrapa. Duket se KQZ i druhet një tërheqjeje të komisionerëve nga ana e PS në ditën e zgjedhjeve, një skenar ky që është përfolur jo pak në qarqet mediatike dhe politike në Shqipëri. Gjithsesi, Ristani u shpreh se lirimi nga detyra i komisionerëve të emëruar nga KQZ, do të bëhet në çastin që do të emërohen komisionerët e rinj, të cilët do të përgatisin dhe infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithsesi zëvendësimi i komisionerëve hasi dhe në kundërshtimin e përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrasti, i cili u shpreh se opozita është jashtë çdo afati për emërimin e komisionerëve të rinj.

Mandatet

Po ditën e djeshme, KQZ ka marrë vendim dhe për zëvendësimin e mandateve të pesë deputetëve të Kuvendit, që lirohen pas kandidimit të tyre në zgjedhjet lokale. Sipas Kodit Zgjedhor, në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës, dhe duket se në këtë rast KQZ është njoftuar menjëherë. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Mandatin e Bashës do ta marrë Aurel Bylykbashi, vendin e Xhaferrit e zëvendëson Ndriçim Babasi, të cilët kanë qenë në parë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kurse vendin e Ardian Kollozit do ta zëvendësojë Kosta Barka, Ndrec Deda do të zëvendësojë Gjok Jakun, ndërsa vendin e Fatos Tushes do ta zërë Arion Muçaj. Deputetët e rinj do të mbajnë mandatin e deputetit deri në përfundim të kësaj legjislature, që përfundon në qershor të vitit 2013-të.

Kandidatët e PS për këshilltarë në Bashkinë e Tiranës:

Mimoza Hafizi

Tritan Kalo

Kristaq Blushi

Ardiana Berberi

Ervin Bushati

Lorenc Vangjeli

Arbian Mazniku

Aldrin Dalipi

Gerta Lubonja

Shpetim Cami

Fatbardha Barjaba

Genti Gazheli

Juliana Hoxha

Mehmet Hasanlami

Alketa Hila

Valbona Tahiraja (Docci)

Petrit Ago

Hari Mulla

Eridian Saliani

Andrea Marto

Megi Ajtyresa

Ylli Ccano

Vjola Sterjo

Xhevdet Kacani

Suzana Hakrama

Abdul Sarja

Dhimitër Muslia

Besnik Deda

Erik Skendaj

Shpresa Bello

Genci Lila

Hermo (Raqi) Madhi

Dhurata Shamia

Gëzim Kapo

Fatbardha Sadikaj

Leonard Gremshi

Eduard Ahmeti

Dhurata Isufaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›