‘Të fituarit’ dhe “Të humburit” e një sezoni
Klasa politike shqiptare, sapo ka mbyllur një sezon në të cilin sigurisht që pati “të fituarit” dhe “të humburit” e vet. Nga njëra anë, pas arritjes së zgjedhjes së presidentit, e djathta duket si fitimtare dhe e shpreh atë me çdo mënyrë të mundshme. Pavarësisht se mënyra se si presidenti u zgjodh ishte kushtetuese, në syrin e elektoratit u ngritën shumë hije, simpati dhe antipati për persona të ndryshëm. Disa e filluan të vlerësojnë akoma më shumë kryeministrin Sali Berisha si një politikan që din të luajë letrat mirë deri në momentin e fundit, një pjesë e elektoratit të majtë krijoi një antipati ndaj tradhëtisë së ish kryeministrit Fatos Nano dhe të tjerë ndien keqardhje për kryesocialistin Edi Rama, i cili mbeti vetëm në deklaratat e tij kundër zgjedhjes së presidentit dhe rivalit të tij brenda partisë.
Sidoqoftë, e gjithë kjo ishte një lojë politike, që si për elektoratin e djathtë, ashtu edhe për atë majtë ishte një fitore, pasi u arrit të eleminohen zgjedhjet e parakohshme, gjë kjo që do të shënonte një kthim prapa prej disa vitesh për popullin shqiptar. Sigurisht që në një lojë si kjo ka fitues dhe humbës, por ajo që është më e rëndësishme, është fitoja që arritën vetë shqiptarët.
Ajo që tashmë është më e rëndësishme, ka të bëjë me zhvillimet e reja që priten në fillim të sezonit të ri. Liderët e partive të majta, pas takimeve që zhvilluan me presidentin Topi, duket se e kanë zbutur qëndrimin e tyre ndaj çështjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Përveç kreut të PSD, Skënder Gjinushi, pothuajse të gjithë janë shprehur pro kufizimit të mandatit të kryeprokurorit. Lidhur me këtë çështje, shkarkimi nga detyra i zotit Sollaku, duket se nuk do të përbëjë ndonjë çudi apo nuk do të shkaktojë ndonjë krizë të re politike.
Nga ana tjetër, si në kampin e majtë, ashtu edhe në atë të djathtë duket se do të ketë “lëkundje” të fuqishme. Përsa i përket kampit të majtë, Partia Socialiste, pavarësisht deklaratave mospërfillëse dhe politike që kryetari i saj Rama bën me tërë neglizhencë ndaj lëvizjeve të reja brenda partisë të udhëhequra nga Fatos Nano, pritet që të përjetojë ndoshta krizën më të madhe që nga themelimi i saj. Tashmë elektorati socialist do të shënojë edhe ndarjen e tretë pas krijimit të LSI-së, por që kjo do të jetë akoma më e rrezikshme pasi në krye të saj do të jetë vetë themeluesi i PS-së, zoti Nano.
Përvoja politike e këtyre 17 viteve pluralizëm ka vërtetuar se Fatos Nano, është një ndër personat më elastike që di t’i përshtatet çdo lloj situate të krijuar në vend. Krijimi i një tjetër force të majtë brenda PS-së, do të favorizojë në mënyrë të padiskutueshme Ilir Metën, i cili me politikën e tij partiake ku mbizotëron ‘fryma në grup’ , duket se tashmë ka marrë drejtimin e opozitës. Zoti Meta, po bën të pamundurën për të treguar prezencën e tij në politikën e Tiranës zyrtare. Për çdo veprim të qeverisë apo çdo ngjarje që ndodh, ka nisur një fushatë reagimesh ku marrëdhëniet me publikun (PR) po arrijnë pikën maksimale. E ndërkohë që LSI me zëdhënësit e saj që reagojnë pas çdo situate e prezanton veten fare mire pranë elektoratit, Partia Socialiste nuk po mundet t’u shmanget deklaratave të kryetarit të saj Rama kundër zotit Nano. Kjo është edhe një ndër diferencat më të mëdha që tashmë tregojnë edhe ndryshimin Meta-Rama apo LSI-PS. Deklaratat e zotit Rama vijojnë vazhdimisht me idenë se ai nuk i trembet fjalës “Ndarje”, për sa kohë që në këtë ndarje bëhet fjalë për Fatos Nanon, që sipas tij përbën mishërimin e së keqes.
Por situata nuk duket më komode edhe në kampin e djathtë. Edhe pse qeveria dhe mazhoranca paraqesin si një fitore të madhe zgjedhjen e presidentit apo realizimin e reformave që deri më tani kanë mbetur vetëm në ide, kriza ekonomike dhe energjitike që ka përfshirë vendin do të jetë një ndër faktorët më kritik ndaj saj. Opozita kërkon me çdo kusht dorëheqjen e Ministrit të Energjitikës Genc Ruli duke e akuzuar atë për mosaftësi të menaxhimit të situatës. Pavarësisht kushteve atmosferike, qeveria, pas premtimeve të deritanishme, nuk mund të priste që të arrihej në këtë pikë, ku ndërprerejet e energjisë arrijnë deri në 10 orë në ditë. Nëse opozita nuk arriti të shfrytëzoj çështjen e zgjedhjes së presidentit për të rrëzuar qeverinë Berisha, ajo duket se me sezonin e ri do të përdor krizën energjitike për të arritur qëllimin e saj. Një mocion mosbesimi i paralajmëruar nga kreu i PSD-së Gjinushi që edhe mund të mos arrihet, duket se do të vijojë me protesta masive, të cilat tashmë kanë nisur nën drejtimin e LSI-së.