Rusia ndërmjet supermacisë dhe mbijetesës
Shpesh në procese të rëndësishme për të ndalur progresin e arritur dhe ecjen e mbarë , apo zgjidhjen e drejtë të një çështje , anash dalin disa shtete të cilat janë të përcaktuara të ndezin një “kazan zemërimi”, e që vazhdonjë të ziejnë edhe sot sidomos në Ballkan, e ky zemërim vjen nga politika e carizmit rus .Sot bota është duke u ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet ndërsa Ballkani ka ende nyjen e cila vetëm sa po trashet nga status-quo-ja që e dëshirojnë disa vende , por në këtë aspekt ka përpjekje të drejta sidomos nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare që nuk është e kënaqur me këtë status-quo në Kosovë dhe Ballkan. Por të vazhdohet me një ripërtritje dhe kënaqje të mendjeve ruse dhe disa mendjeve dyshuese europiane të cilat më tepër duan izolomin, interesin dhe regresin se sa progresin dhe hapjen , do ishte një fatëkeqësi e përgjithshme e proceseve normale të politikës dhe diplmacisë në kuptimin e mirë të fjalës .Ndërkaq kohët e fundit është vënë re edhe një përpjekje e politikës ruse duke servuar në lidhje me këtë çështje disa probleme që i fut në “metafora të përziera” duke i ikur kinse interesit, dhe duke mbrojtur të drejtën ndërkombëtare e që është absurdi më i madhe ngase ajo vetë është shkatërruesja e kësaj të drejte dhe rendi të ri ndërkombëtar .
Kërkesa e Rusisë për negociata të reja është një lojë nervash dhe përfitim në kohë derisa të realizoj deri në palcën e fundit interesat e saj të tjera anash. Prandaj ne po ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’a trajtojmë Rusinë me një ftohtësi të qartë ndërsa të mbajmë Amerikën dhe Angline afër nesh si miqë të përjetshëm. Politika Kosovare së bashku me SHBA, BE dhe shtetet tjera përkrahëse të vullnetit tonë duhet me të gjitha forcat politiko -diplomatike dhe me argumente të thella historike ta shpartallojnë përfundimisht në mënyrë më të egër diplomatike shtetin rus dhe intersat e ambiciet e saja ireale. Meqë po shihet se këto përpjekje të fundit të politikës dhe diplomacisë ruse për zvarritje të procesit të pavarësimit të Kosovës , po e çojnë atë në një lojë të fundit ku ajo më nuk ka ku të shkojë , sepse shtetet që e njohin politikën e Rusisë cariste, e dinë se asaj duhet t’i jepet një “kopaçe” që të shohë ku janë interesat e saj të vërteta e” kopacja” në këtë rast do ishte një urdhër për të ndaluar të gjitha garancitë dhe përfitimet ruse deri më tani, ashtu që ajo të poshtrohet dhe të nënshtrohet tërësisht. Ngase në këtë mënyrë bashkësia ndërkombëtare do të bëhet një rrufepritës ndaj ambicieve ruse dhe interesave të saj mjaftë të mëdha dhe instiktikve.
Kjo do ishte mënyra më e mirë e dhënies fund të dinakërisë diplomatike dhe ekonomike e strategjike demoniake të shtetit rus , pra në këtë mënyrë do parandalonin rreziqe më të mëdha nga shteti rus dhe serb. Nga kjo mund të themi se këto negociata shtesë të kërkesës ruse mbasi të ngecin pas 120 ditësh në cdo llojë moçalishte , papritmas do të nisin përpjekjet kinse për të ecur me shpejtësin e “trenit express”, por në ç’drejtim ato do shkojnë mbeten të shihen , sepse kur caku kohor mbaron , marrëveshja bie apo ajo mund të negociohet përsëri për t’u përshtatur me ndryshimet në situatën ndërkombëtare. Të gjithë po e shohin kohëve të fundit sidomos në lidhje me polin e veriut dhe cështjen e Kosovës së Rusia momentalisht gjendet ndërmjetë supermacisë dhe mbijetesës, prandaj është që të ndodhë largimi poshtërus i saj nga ky pozicion naiv. Sepse është pikërisht ajo që e ka sjellë cështjen e statusit të Kosovës de facto në një situatë pa rrugdalje dhe kjo nuk ishte një refleksion por një tekë e Vladimir Putinit pikërisht ai si një shprehje naive e karakterit të rrëmbyer , e një mungese tipike të seriozitetit dhe e gjerësisë së vizionit të verbër dhe i qëndrimit të vjetruar ruso-serb. Tani shihet se vëmendja ruse po kthehet drejtë perëndimit , ashtu sikundër kishte ngjarë edhe në disa raste në shekullin e XIX , të ndihmonte vëllezërit e tyre sllavë dhe me këtë të zgjerojë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit, tani ajo depërton përmes cështjes së Kosovës për t’i realizuar interesat dhe ambiciet e saj ironike e naive.Të gjithë e dinë se dikur nacionalistët serb ishin “satelit i favorizuar “i tyre ndërsa tani serbia dhe disa shtete sllave shihet se janë zhvendosuar në orbitën e politikës ruse .Por një lejim i tillë nga bashkësia ndërkombëtare do ishte një gabim kronik dhe flagrant , e turpshme dhe provokuese per botën demokratike në përgjithësi.
Kohëve të fundit rusia dëshiron vetëm një “dorë të lirë’ për të vendosur hegjemoninë në Ballkan dhe Europë dhe kjo të arrihet nëpërmjet cështjes së Kosovës , prandaj kjo lojë e saj në lidhje me këtë cështje është e trashë dhe e pandershme .Megjithëkëtë, një gjë duhet ditur dhe duhet patur kujdes se Rusia mund të tradhtojë në mënyrë flagrante bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me cështjen e statusit të Kosovës dhe sidomos me cështje të tjera globale, kështu që bashkësia ndërkombëtare përfundimisht duhet që të kërkojë një përgjigje të saktë po , ose, jo, nga rusia , por cdo përgjigje evazive të dykuptimshme apo të paqartë ata duhet ta konsiderojnë si një refuzim kategorik dhe të papranueshëm sepse do shkaktontë rreziqe të papara ndonjëherë , nga kjo mund të vijmë në konkludim se është e nevojshme të” gotitet në shenjë” startegjia dhe diplomacia ruso-serbe.
Dhe krejt në fund bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj që politika e jashtëm të shikohet nga këndvështrimi rus sepse në këtë mënyrë nuk do të ecet shumë larg në këtë botë, por ajo duhet të detorjë atë që të braktis sjelljen e saj demoniake të kundërshtimit ndaj cështjes së Kosovës dhe duhet të ndryshojë drejtimin e politikës së saj të tanishme sepse do ishte një keqdashje ndërkombëtare dhe pasoj e së tanishmes e mossynimi i së ardhmes.G jithashtu nëse Serbia lejohet të mbijetoj, kërcënimi serb do të bëhet gjithnjë e më i madhë , ndërsa rusia do mund të merrte veten dhe kështu Evropa dhe SHBA mund të mos jenë më të aftë për sfida tjera.Në këtë kontekst duhet urgjentisht të bëhet ”prerja e fijeve të grackës’ që po dëshirojnë ta fusin Kosovën kundërshtarët e pavarësisë, si psh Rusia dhe Serbia dhe disa shtete dyshuese. Ndërsa ajo çka Rusia dëshiron është lufta dhe ajo dalëngadal “po i djeg urat pas vetes”, kjo po shihet qartë me synimet e saj për të arritur polin e veriut , për të ndikuar në Ballkan për të penguar demokracinë dhe për të arritur në atë mesë që duke shembur ura të ndërtoja rrjeta të stalinizmit dhe carizmit nëpër vendet që i ka në imagjinatën e saj.
*Autori është magjistër në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci