IPK në pritje të vendimit të drejtorit të policisë

Koloneli i policisë regjionale të Pejës, Ahmet Hasi, edhe pse ishte lajmëruar muaj më parë me telefon në natën kur ishte “diktuar” vjedhja e 25 kilogramëve ari, ari po mungonte, ai nuk e kishte prishur “rehatinë”.
Ai nuk kishte shkuar për të parë se çfarë kishte ngjarë në dhomën e dëshmive. Por jo vetëm ai. Inspektorati Policor i Kosovës pretendon se Ahmet Hasi, majori Bajram Koliqi e togeri Rizah Regjepi, kanë neglizhuar obligimet që i kanë pasur si persona përgjegjës në hierarkinë e policisë në Pejë.
Duke u bazuar në këtë dhe për shkelje diciplonore, IPK-ja, sipas drejtorit të departamentit të hetimeve, Jetullah Aliu, të premten edhe ka dorëzuar një kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë më të cilin ka kërkuar degradimin e këtyre tre zyrtarë policor, shkruan “Zëri”.
IPK-ja gjatë të hënës nuk është njoftuar për ndonjë vendim eventual të drejtorit të policisë, Shpend Maxhuni.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ,Baki Kelani, ka konfirmuar se janë në shqyrtim të rastit. /Indeksonline/