Vrasje në Gjakovë

Mbrëmë në një lagje të Gjakovës ka ndodhur një vrasje. Sipas burimeve të Indeksonline ky incident ka ndodhur pas një përleshje me armë në mes dy grupeve.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës në regjionin e Pejës nuk kanë dhënë shumë informata për këtë rast, vetëm kanë konfirmuar se një vrasje ka ndodhur.
“Ka ndodh një vrasje. Ende nuk dihen rrethana dhe shkaqe e ndodhjes se këtij incidenti. Tani policia janë në vend të ngjarjes. Nuk mund te them se sa persona janë te vrarë apo sa janë të plagosur”, ka thënë për Indeksonline Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. /Indeksonline/